web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha denoncon "skandalin"/ Qeveria i transferon 22 milionë euro 4 kompanive"

21 Mars 2020, 18:34, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se ka transferuar 22 milionë euro për katër kompani.

Basha pretendon se këto pagesa të marra nga buxheti i shtetit janë bërë duke shkelur të gjitha afatet kohore

“22 milionë euro janë transferuar para dy ditësh nga thesari i shtetit vetëm për katër kompani duke shkelur të gjitha afatet kohore. Brenda 48 orëve janë bërë faturat, janë konfirmuar faturat, janë bërë pagesat dhe duke përdorur 22 milionë euro cash lekët e shqiptarëve, taksat e shqiptarëve në një kohë kur akoma nuk kemi një buxhet për shëndetësinë. Është njoftuar nga zoti Rama para dy ditësh që buxheti do të jetë 25 milionë euro, por akoma nuk kemi detaje, akoma nuk kemi një akt formal shtetëror siç është akti normativ apo siç është vendimi përkatës për t?i dhënë këto para për shëndetësinë”, u shpreh lideri i demokratëve në një prononcim për Nova Media.

Sipas tij, 22 milionë euro të shqiptarëve po shkojnë në një drejtim krejtësisht të panevojshëm dhe cilëson këtë gjë një skandal.

“Këto 4 pagesa janë për 4 kontrata ndërtimi, ndërkohë që ka edhe dhjetëra pagesa të tjera. Por ky nuk është problemi, ose je në gjendje të jashtëzakonshme ose nuk jemi. Sepse në qoftë se u kërkojmë qytetarëve sakrifica të tilla, të rrinë pa punë, të mbyllin bizneset, të qëndrojnë larg të dashurve të tyre, të cilat padyshim janë të nevojshme, atyre që kanë më shumë, jo vetëm nuk u kërkojmë asnjë sakrificë, por u bëjmë edhe pagesa të majme. Kjo nuk është thjesht padrejtësi, nuk është thjesht papërgjegjshmëri, kjo është në kufijte e krimit”, nënvizoi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga