web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha nuk heq dorë nga platforma e PD/ "Duhet shpallur gjendja e jashtëzakonshme në gjithë territorin”

21 Mars 2020, 18:59, Politikë CNA

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk ka hequr dorë nga platforma e opozitës dhe ka treguar edhe njëherë se tre gjërat që do të bënte nëse do të ishte kryeministër.

Basha në në një lidhje për Nova Media tha se gjëja e parë që do bënte ishte të merrte masa për të mbrojtur shëndetësinë, e dyta do blinte respiratorë dhe e treta më shumë testime për qytetarët.

Gjithashtu kreu i opozitës ka kërkuar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në gjithë territorin.

“E para do të merrja masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët, gjithë punonjësit e shëndetsisë që janë në vijën e parë të mbrojtjes që janë jashtëzakonisht të ekspozuar dhe të rrezikuar. Përqindja e lartë e deklaruar të mjekëve dhe infermierëve të infektuar apo të karantinuar tregon sa të papërgatitur kemi qenë për fat të keq. Njësoj si tërmeti edhe viroza ka zbuluar dobësinë e shtetit shqiptar që është padiskutim diçka e ndodhur jo në disa muaj por në vite me rradhë. Pra në këtë kuadër gjëja e parë që do të bëja është do të alokoja mjaftueshëm fonde për të mbrojtur mjekët, infermieret, personelin shëndetësor.

Së dyti duke qëndruar tek shëndetësia do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët, për fat të mirë 10 ditë pasi kemi bërë thirrjen tonë dhe dy ditë më parë qeveria ka hapur tenderin për respiratorët prapëseprapë më mirë vonë se kurrë por ende shpresoj që sa më shpejt të kemi kapacitetet të rritura për respiratoret të cilët janë mënyra e vetme e trajtimit intensiv për ata që sëmuren nga virozat. Së treti dhe jo më pak e rëndësishme, numri i testimeve në Shqipëri është habitshëm i ulët në çdo vend tjetër të rajonit dhe prandaj kemi një numër zyrtar të infektuarish që është në vlerësimin e ekspertëve , të grupit të ekspertëve me të cilët jam në komunikim, nuk është numri real. Numri real është më i lartë prandaj për këtë arsye prioriteti i parë dhe kryesor do të ishte investimi tek shëndetësia, në veçanti në këto tre aspekte : mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve, rritja e kapaciteteve testuese dhe rritja e kapaciteteve për të trajtuar ata që përfundojnë në spital”, deklaroi lideri i PD./ CNA.al





Lajmet e fundit nga