E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Të mërkuren në mbrëmje, Lulzim Basha i dërgoi një mesazh gazetares Eni Vasili në telefonin e saj, në vazhdimësi të bisedave të mëparshme, duke i drejtuar një pyetje Edi Ramës. Më pas vinte edhe konfirmimi i Eni Vasili.
Dje kompania Vodafone tha se ishte hakëruar telefoni i Bashës dhe se kjo ishte bërë nga një platformë online.
Një tjetër zë pranë kësaj kompanie pretendon se të tilla ndërhyrje mund të ndodhin dhe mund të dërgohen mesazhe të cilat kushtojnë në rrjet vetëm 20 dollarë.
Në fakt duket se justifikimi i Vodafone, është vetëm një lojë. Me 20 dollarë, ashtu siç pretendohet apo siç thuhet se në rrjet apo në platformë internet mund të dërgosh mesazhe, është e pamundur që ti të çosh një mesazh si vazhdim teksti, dhe pastaj të të vijë teksti më pas. Pra, si vazhdim komunikimi, thjesht të thyhet sistemi i sigurisë.
Mund të dërgohen mesazhe me platformë interneti, ka me dhjetëra të tilla online, të cilat të ofrojnë shërbime SMS por janë të pasigurta, mund t?i çosh me emrin që ti do, por jo me numrin dhe nuk merr dot përgjigje.
Në rastin e mesazhit të Lulzim Bashës me Eni Vasili, mesazhi ka shkuar në telefonin e gazetares, dhe më pas Eni Vasili i ka kthyer një përgjigje Lulzim Bashës, ç?ka do të thotë se komunikimi është me GSM.
Gjithësesi, përtej asaj që ka thënë Vodafone, avokatia që i bëhet veprimit të Lulzim Bashës apo nxitimi ndoshta i gazetares, apo qoftë ndoshta edhe hakërimi i telefonit e thyrja e sistemit janë thjesht alibi.
Por, le të qëndrojmë tek platforma që ka ndërhyrë për të provokuar Lulzim Bashën në emisionin e Eni Vasili, kur fliste Edi Rama.
Në fakt ajo që duhet thënë është se Lulzim Basha tentoi menjëherë ta mohonte, pasi e pa që gjithçka u kthye në qesharake, dhe dje i kërkoi një shkresë zyrtare Vodafonit. Por, Lulzim Basha numrin e tij e ka me 0 68… Ai mund të jetë një numër i mbartur. Pra, e ka kaluar nga T-mobile tek Vodafone, por Lulzim Basha e mban dhe e ka në përdorim edhe numrin 069?, të cilit i ka bllokuar thirrjet.
Ne i telefonuam të njëjtit numër me 069.. dhe me 068.., por i pari i ka thirrjet e bllokuar.
Që të dalë komunikimi midis dy SMS-ve në vazhdimësi mesazhesh mund të dalë vetëm në rastet që është i njëjti numër, por ndryshon nga 068.. në 069.. dhe në këto raste mund të ndodhë që të ndërhyhet midis numrave dhe të merret përgjigja.
Nga ana tjetër mund të ndodhë që të jetë vetë dërguesi i mesazhit, i cili e mohon dhe me shumë gjasa, me mbajtjen e dy numrave, Lulzim Basha, ose e ka bërë vetë ose e ka bërë një nga asistentët këtë pyetje dhe ka kërkuar që gjithçka ta mbyllin me përgjigjen e djeshme të Vodafone.
Por, pikërisht është përgjigja e Vodafone, që ngre të gjitha pikëpyetjet për Lulzim Bashën dhe mënyren sesi ai tenton të fshihet dhe të justifikojë mesazhin e tij.
Së pari, nuk ka asnjë kallëzim në prokurori. Në rast se do të ishte një mesazh fake, minimalisht Basha duhej të shkonte në prokurori. Duhej të fillonin hetimet. Do duhej të dorëzonte telefonin ai, por edhe gazetarja Eni Vasili. Dhe të bëhej një ekspertizë të detajuar për të zbuluar se kush e kishte bërë atë akt.
Sepse nesër mund të përdoret numri i Lulzim Bashës për të bërë thirrje që njerëzit të dalin në rrugë. Si mundet të keqpërdoret mesazhi telefonik i kryetarit të Republikës së re? Është e paimagjinueshme të ndodhë kjo në një vend të botës. Sepse ata që e bëjnë këtë thirrje me mesazhe të tilla në emër të Lulzim Bashës mund ta bëjnë edhe në emër të kryeministrit, mund ta bëjnë edhe në emër të një ministri të caktuar.
Prandaj, fakti që Lulzim Basha kërkoi që gjithçka ta kalojë mediatikisht, duke përdorur kounikimin e Endri Hasës, ish-deputetit të vezëve, me Vodafonin, ngre shumë pikëpyetje.
Pse Lulzim Basha nuk ka çuar një kallëzim në prokurori?
Pse Eni Vasili vetë, e cila është një gazetarë që ka dalë blof dhe u duk se u kthye në qesharake pas mohimit të Lulzim Bashës, nuk ka shkuar në prokurori?
Pse nuk ka një hetim se kush e çoi mesazhin e Lulzim Bashës?
Apo është vetë Lulzim Basha që e çoi nga numri tjetër dhe e mohoi? Apo është vetë Lulzim Basha që e çoi nga kompjuteri dhe e mohoi? Apo është vetë Lulzim Basha që e çoi nga telefoni i tij dhe e fshiu mesazhin dhe më pas nxori foton? Dhe letrën ia kërkoi Vodafonit, e jo T-mobile apo Albtelekomit.
Pra, dje ka dalë një letër, një kompani dhe jo dye të tjerat, duke çuar kështu në dyshimet se gjithçka duket sikur ka një qëllim të vetëm, mbylljen e kësaj historie.
Në fakt mbyllja e vetme janë hetimet e prokurorisë, por jo si ne rastin e financimeve të Bashës me një million dollarë në SHBA.
Këtu nuk po përmendim edhe lidhjet e afërta të disa përfaqësuesve kryesore të Vodafone me Lulzim Bashën. Aq të forta sa kompania pranon publikisht që i kanë thyer sistemet e sigurisë.
Prandaj, jemi përballë faktit se e vërteta ende nuk ka dalë. Ajo që ka ndodhur dje është thjeshtë dhe vetëm justifikimi që bën Lulzim Basha pas atij skandali të turpshëm të ditës së mërkurë në mbrëmje, ku përmes një mesazhi qesharak i kërkoi Edi Ramës largimin, që t?i linte vendin atij të bëhej kryeministër.
Në fakt në rastin e Lulit është fiks ajo shprehja e urtë popullore, ?Fshati digjet dhe Luli krihet?.
Dhe dje këtë e vazhdoi duke i hedhur edhe pak më shumë bojë flokëve me letrën publike që tregoi, duke mos shkuar në asnjë institucion, duke mos denoncuar askund, atë akt skandaloz të shpërndarjes dhe ndërhyrjes në telefonin e tij apo të gazetares Eni Vasili./ CNA.al
Palaço show/ Si gënjeu Luli në emisionin e Eni Vasilit
Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rënd...
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se qeveria duhet të shpallë gj...
Dhjetë miliarderë humbën më shumë se 83 miliardë dollarë kët...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar sërish ashpër ndaj sjell...
Ministria e Jashtme informon të gjithë shtetasit shqiptarë q...
Dy ditë më parë, në emisionin “Open” të Eni Vasilit, kryetar...
Ish-zv.kryeministri Niko Peleshi iu ka drejtuar një apel të ...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kr...
Kryeministri Edi Rama vijon t’iu dërgojë qytetarëve mesazhe ...
Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Mallt...
Në rast se koncepti i karantinës masive në shtëpi është që t...
Pavarësisht situatës së koronavirusit, dhe masave drastike k...
Kryeministri Edi Rama vijon t’iu përcjellë mesazhe të forta ...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i kërkoi ndihmë për Shqip...
Policia e Shtetit vijon të ndëshkojë qytetarët të cilët nuk ...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë...
Kryeministri Edi Rama Pas arrestimit të Klement Çalës dhe El...
Dje në mbrëmje në emisionin “Open” kryedemokrati Lulzim Bash...
Ish kryeministri Sali Berisha teksa ka folur për situatën ng...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me aludimet se mund të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...