web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Nga “Shekspiri në kohë murtaje”, te “Dua më shumë Shqipërinë”/ Mesazhet e artistëve nga vetëkarantinimi

17 Mars 2020, 12:35, Sociale CNA

Beteja me Virusin Korona vazhdon në të gjithë botën. Artistët të gjendur këto ditë me familjen e tyre brenda dyerve të shtëpisë sjellin për ?Report TV? mesazhe optimiste, për më shumë shpresë, paqe edhe kurajë.

Robert Aliaj Dragot së bashku me vajzën e tij, Gala, japin një mesazh përmes këngës fortë të dashur, ?Dua më shumë Shqipërinë? .

Aktori Laert Vasili u bën apel shqiptarëve që të kenë më shumë kujdes për familjarët edhe të moshuarit.

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi përmes romanit ?Për kë bien kambanat? të Ernest Heminguejit, sjell mesazhin e saj nga shtëpia në Itali.

Sopranoja shqiptare Shpresa Beka përmes një arie operistike shprehet optimiste bën apel për më shumë kujdes për familjarët.

Sopranoja Shpresa Beka përmes një videomesazhi nga shtëpia bën apel për të gjithë shqiptarët që tregohen të kujdesshëm, për vete edhe familjet e tyre në këto ditë.

Në një kohë kur ministria e Arsimit ka vendosur pezullimin e mësimit, si masë kundër përhapjes së koronavirus, nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme nuk janë shkëputur nga procesi i mësimit, sic tregon për emisionin “Rreze Dielli” gjimnazistja Kamila Hoxhalli.

Ajo thotë se nëpërmjet grupeve të krijuara në rrjetet sociale, mësuesit shpjegojnë mësimin, dërgojnë video të ndryshme sqaruese si dhe japin detyrat e shtëpisë.

Ndërkohë ajo ka edhe një mesazh për të gjithë moshatarët e saj, që kohën në shtëpi ta shfrytëzojnë jo vetëm për të mësuar, por edhe për të zgjeruar më tej njohuritë e tyre.

Shkrimtarja Anilda Ibrahimi ka zgjedhur që mesazhin e saj për ?ReportTV? në këto ditë që mbarë bota gjendet në kaos për shkak të COVID-19 e sjell nga shtëpia e saj në Itali. Ajo ka zgjedhur përmes romanit ?Për kë bien këmbanat? të Ernest Heminguejit të paralelizojë realitetin e këtyre ditëve, ku të gjithë njerëzit janë të njëjtë përballë Virusit Korona.

Edhe aktori Laert Vasili i është bashkuar iniciativës së artistëve brenda edhe jashtë vendit, ku përmes një videomesazhi nga shtëpia për ?ReportTV? u bën apel shqiptarëve që këto ditë të kenë më shumë kujdes për të moshuarit.

Robert Aliaj Dragot dhe vajza e tij, Gala sjellin për të gjithë telespektatorët tanë një mesazh edhe një duet për më shumë kurajë në këto ditë të vështira që po kalon mbarë bota.

Këngëtarja Orgesa Zaimi është një nga artistet që i është bashkuar nismës së shumë artistëve të tjerë për të përcjellë mesazhe sensibilizimi për të ndjekur disa keshilla që ju mbajnë larg prekjes nga Covid-19, një virus që po merr jetë njerëzish në mbarë botën.

Ditët e saj në izolim Orgesa po i kalon me fëmijët e saj dhe duket se po e shijon këtë gjë, pasi shpesh puna dhe angazhimet e kufizojnë kohën e qëndrimit me fëmijët në shtëpi.

Për balerinën Isida Mollaymeri nuk kanë qenë aspak të thjeshta këto ditë izolimi. Ajo tregon në një lidhje për emisionin “Rreze Dielli” se nuk e ka patur të thjeshtë të prishte rutinën e saj në një kohë kur po mësohej me teatrin e ri të Operas dhe Baletit.

Ajo thotë se vazhdon provat e baletit në shtëpi, edhe pse dy shfaqje janë anuluar.





Lajmet e fundit nga