Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndërsa vendi ynë po përballet me betejen kundër koronavirusit, specialistë të shëndetit public vijonë të japin këshilla sesi të përballohet kjo situatë.
Ndërkohë, këshilla për qytetarët ka dhënë edhe ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri, e cila është me profesion psikologe.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se është shumë e rëndësishme është që të kujdeseni për veten, duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe shëndetit mendor.
Pampuri ka dhënë disa këshilla shumë të vlefshme si ta kalojmë sa më lehtë qëndrimin në shtëpi.
“Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. Mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen”, shkruan mes të tjerave Pampuri.
Deklarata e plotë:
Shëndeti mendor është bastuni ku duhet të mbështetemi gjatë kësaj periudhe. Një shëndet I mirë mendor, na ndihmon ta vlerësojmë pozitivisht situatën dhe njerëzit rreth nesh.
Të gjithë sot jemi përballë një situate të panjohur, dhe pikërisht kjo është ndjesia e përbashkët që na bashkon të gjithëve. Të vetmit persona më të qartë e më të kthjellët, për të gjithë këtë situatë, janë studiuesit, shkencëtarët, të cilët japin sinjale dhe informacione të here pas hershme, kundrejt të cilave mbajmë vesh të gjithë. Ajo që na mundon më shumë, dhe pyetjet që ngremë rëndom janë: Çfarë është? Kur do të përfundojë e gjitha kjo? Shpresojmë shumë të mos prekemi ne dhe të afërmit tanë. Nëse prekemi, çfarë do të ndodhë me ne? Nëse bëj këtë apo atë, prekem apo jo nga ky virus? Nga ana tjetër dëgjojmë shifra, kaos, alternativa, zgjidhje, e kështu me radhë.
Besoj kjo është panorama e gjendjes së secilit prej nesh në këtë periudhë, shtoji të gjithë kësaj edhe faktin, që duhet të izolohemi gjatë gjithë kohës në shtëpi, e shton edhe më shumë intensitetin e këtyre pyetjeve dhe të panjohurës me të cilën po përballemi. E gjithë kjo, nëse nuk menaxhohet sic duhet, shton edhe një problematikë tjetër, rrezikon të cenojë shëndetin tonë mendor. Pra duke dashur nën obsesion të ruajmë shëndetin tonë fizik, harrojmë të kujdesemi dhe cënojmë mirëqenien e shëndetit tonë mendor. Natyra jonë njerëzore, nuk është e përgatitur plotësisht të përballet me izolimin e marrëdhënieve sociale. Ne jemi mësuar që çdo vështirësi, apo patologji ta kalojmë, apo edhe kurojmë falë socializimit, qoftë edhe për t?i shprehur të tjerëve se sa të shqetësuar apo të stresuar mund të jemi.
Sot është momenti të mbështesim fort njëri tjetrin, është momenti në të cilin, virtualisht mund të kërkoni që dikush t?ju dëgjojë e pse jo dhe t?ju këshillojë. Sot në qendër të bisedave tuaja duhet të jenë tema që t?ju bëjnë të ndjeheni mirë, dhe në shoqëri. Mundohuni të mbani veten të distancuar nga biseda që ju stresojnë, ju ngarkojnë emocionalisht. Nëse gjendeni përballë tyre shmangini dhe zëvendësojini me diçka tjetër që do t?ju bënte të ndjeheshit mirë. Shpesh, nën ngarkesën e ditëve dhe punës, kemi artikuluar që nëse do kisha pak kohë të lirë do realizoja këtë apo atë. Sot keni mundësinë të lundroni në listën e gjatë të angazhimeve që nuk mund t?i shlyenit gjatë periudhës së angazhimit tuaj. Mbajeni veten larg apatizmit, qëndroni aktiv, çdo moment në shtëpi, mbani kontakte me miqtë, lexoni, gatuani, angazhoni njëri-tjetrin, bashkëpunoni, nxisni lojëra e bashkëbisedime në familje. Kështu do të mund t?i shpëtoni stresit I cili nëse ju pushton, ju bën më të rrezikuar nga paniku. Mos harroni, frika, është e shëndetshme, nëse është në nivelet e mekanizmave mbrojtës, por nëse i tejkalon ato, atëherë shndërrohet në nxitës të pasojave të mëtejshme që pasohen me ankth e më pas panik.
Mundohuni të fokusoheni në informacione të sigurta, dhe mos shpërqendroni vëmendjen tuaj në disa burime. Fokusohuni aty ku jeni më të qartë e më të qetë, fokusohuni në informacione, të bazuara në protokolle të sigurta të zbatuara nga OBSH. Të izolohesh nga socializimi, nuk do të thotë të ndjehesh I izoluar emocionalisht.
Të flasësh në facetime, me miq, prindër, të afërm, e të ndash me ta eksperiencën e ditës, të diskutosh me ta, në një farë mënyre në një situatë të tillë do të zëvendësonte takimet e bisedat e drejtpërdrejta, edhe kjo do të shërbente si një varkë shpëtimi.
Duhet të jemi të qartë, që e gjithë kjo situatë, do të kalojë, nuk do të zgjasë gjithnjë, por ajo që do të mbetet do të jenë pasojat që do të ketë lënë në shëndetin tonë mendor. Duke u kujdesur për të, do jemi më të qetë e më të fortë pas gjithë kësaj. Tek e fundit duhet të kuptojmë, që qenia njerëzore duhet ndonjëherë të eksperimentojë shumë që të njohë vetveten, duhet të përballet që të kuptojë sa i/e fortë është. Kjo është një sfidë për të gjithë ne, dhe ne do ia dalim.
Mendoni pozitivisht, reagoni pozitivisht, bashkëpunoni pozitivisht brenda në familje. mirëkuptoni e mbështesni njëri tjetrin, kështu do ta mundim të keqen.
Një fshat i tërë në Roskovec është izoluar pasi një çift bas...
Eksperti i Shëndetit Publik në Gjermani, Fahri Beqa ka folur...
Detina Zalli, pedagoge në Oxford në një lidhje me emisionin ...
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë...
Sot do kaloni një krize te vështirë ju te dashuruarit dhe ne...
Deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu , në një lidh...
Dr. Hektor GrazhdaniVirusi i ri corona, nga ajri hyn tek nje...
Burra, gra dhe fëmijë janë të infektuar me virusin e ri Coro...
Para pak ditësh, u bë publik rasti i një fëmije katër muajsh...
Përpara 2000 vitesh Zoti Jisu Krishti profetizoi se para dit...
Dalja masive e shqiptarëve ditën e shtunë pas një thirrje sp...
Ambasada italiane në Tiranë ka reaguar lidhur me situatën ak...
Policia e Shtetit ka dhënë një sqarim lidhur me numrat e vën...
Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mirënjohjen për të...
Banka e Shqipërisë ka sqaruar vendimin e marrë nga kjo e fun...
Mjeku epidemiolog Alban Ylli ka komentuar situatën e krijuar...
Aktori i humorit, Julian Deda ka reaguar me tone të forta pa...
Ambasada Gjermane në vendin tonë bën të ditur se nisur nga s...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka drejtuar n...
Eksperti i CNN për shëndetësinë, Doktor Sanjay Gupta u është...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...