web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thirrja e specialistes/ Kujdes nga këta objekte, koronavirusi mund të qëndrojë deri në tre ditë

16 Mars 2020, 22:44, Sociale CNA

Detina Zalli, pedagoge në Oxford në një lidhje me emisionin ?Opinion? tregoi se kush janë objektet ku mund të qëndrojë më gjatë koronavirusi.

Zalli shpjegon se koronavirusi qëndron më gjatë në sipërfaqe si plastika dhe çeliku, duke qëndruar aty dhe për rreth tre ditë.

?Në fakt ka patur shumë studime mjkësore. Një studim në Kinë, ka treguar që virusi qëndron 24 orë në një sipërfaqe që është e sheshtë si dërrasë dhe deri në tre ditë si plastika ose çeliku. Preferon sipërfaqe të sheshta, ndërsa rrobat për shembull nuk janë sipërfaqe të sheshta dhe mendohet se nuk qëndron gjatë. Edhe këpuca ka sipërfaqe te sheshtë, nëse prek këpucën dhe prek me dorë gojën ose syrin do merret. Ushqimi nuk është rrezik, por rrezik janë më tepër lugët, gotat, për shembull një kafe që përdoret nga të gjithë njerëzit dhe nëse prekim me duar fytyrën mund të transmetohet.?-tha Zalli./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga