web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkon në 51 numri i personave të prekur nga koronavirusi

16 Mars 2020, 10:37, Sociale CNA

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një komunikim publik ka bërë të ditur se numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 51.

Rakacolli tha se janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të prekurve në 24 orët e fundit është shtuar me 9.

Sipas MSH, nga rastet e konfirmuara pozitivë:

Tiranë 34 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Prej tyre:

20 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).

Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

?Në vijim të hetimit të hollësishëm epidemilologjik të filluar ditën e djeshme në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin ?Shefqet Ndroqi?.

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që nuk e ka dhënë këtë informacion tek stafet mjekësore.

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar.

Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara.?-tha Rakacolli.

 





Lajmet e fundit nga