web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënder Brataj tregon kur duhet telefonuar 127/ Kritikon qytetarët për ikjen drejt Korçës

14 Mars 2020, 14:56, Sociale CNA

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për largimin në masë të qytetarëve nga Tirana e Durrësi drejt Korçës.

Brataj tha se kjo gjë mund të sjellë rritjen e numrit të infektuarve, ndaj dhe bëri apel që qytetarët të zbatojnë të gjitha këshillat.

“Duke parë eksperiencën në Kinë dhe eksperiencën në Itali, konkretisht në Itali që ikën nga veriu në jug dhe u përhap numri i të infektuarve, e njëjta gjë ndodh edhe në vendin tonë duke pasur parasysh se kemi një lëvizje shumë të madhe. Numri normal që do të rritet dhe është në rritje për shkak të shkaqeve që thamë pak më parë”, u shpreh ai në një lidhje për Report Tv.

Brataj dha dhe disa këshilla për qytetarët se si duhet të veprojnë kur kanë temperaturë apo shenja të tjera viroze.

“Për kollën duhet të marrin produkt për qetësimin e kollës, në rast se i  kanë të dyja këto simptoma, duhet të marrin vitaminë B dhe C, duhet të konsumojnë shumë fruta dhe perime, nëse këto qytetarë kanë vështirësi në frymëmarrje atëherë duhet të konsultohen me mjekun e familjes për të marrë antibiotikë, nëse frymëmarrja përkeqësohet marrin 127 dhe shoqërohen në spital. Nëse personat do të kenë ethe nuk duhet të mbulohen shumë, por duhet të masin temperaturën dhe ta trajtojnë me antibiotikë dhe nëse kanë temperaturë duhet të përdorin kompresa të ftohta në ballë dhe në qafë”, deklaroi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga