web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Shqiptarët mesazhe sensibilizuese si italianët/ Dalin në ballkone dhe duartrokasin njëherazi

14 Mars 2020, 16:52, Sociale CNA

Duke marrë si shembull italianët, qytetarët në kryeqytet kanë organizuar një gjest sensibilizues dhe mbështetës për njëri-tjetrin, mjekët dhe infermierët.

Qytetarët kanë dalë në ballkonet e banesave të tyre në orën 17:30 dhe kanë duartrokitur njëherazi, si për t’i dhënë zemër njëri-tjetrit dhe për t’i thënë se do ta kalojmë së bashku këtë betejë me koronavirusin e ri.

Ky moment u transmetua edhe nga mediat në vendin tonë. Ndërkohë, kujtojmë se dje në Itali banorët dolën në ballkone dhe dritaret e banesave dhe kënduan në kor. / CNA.al





Lajmet e fundit nga