web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-“Do t’ia dalim mbanë"/ Tritan Kalo tregon dy "armët" kryesore si ta përballojmë “luftën” me koronavirusin

17 Mars 2020, 08:43, Sociale CNA

Ndërsa numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar në 51, mjekët vijojnë të japin mesazhe sensibilizimi për qytetarët, sesi të përballohet kjo situatë.

Profesor Tritan Kalo është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të këtyre ditëve me këshillat e tij.

Mëngjesin e sotëm, nëpërmjet një video-mesazhi, profesor Kalo është fokusuar tek informimi dhe vetndërgjegjësimi, të cilat i quan si dy “armët” kryesore të kësaj lufte.

Informacioni vetëm në burime zyrtare dhe respektimi i të gjithë rregullave të higjienës personale, do të jetë më e lehtë për ta përballuar këtë situatë të vështirë.

“Qëndroni në shtëpi. Beteja ndaj Covid-19 bëhet në disa fusha e drejtime, informimi dhe vetndërgjegjësimi mbeten dy nga fushat kryesore te fitores në këtë luftë. Kujdesuni maksimalisht për t?u vetëizoluar, për të respektuar masat e distancimit social, për të respektuar higjenën vetjake dhe atë kolektive, për të jetuar në mjedise që ajrosen herë pas here, për t?u ushqyer në mënyrën më të shëndetshme të mundshme, për të menduar pozitivisht që gjithshka do të kalojë, sikundër kanë kaluar edhe shumë e shumë epidemi të tjera, për të mos e ulur për asnjë çast respektin e dashurinë për njëri-jatrin, për t?u informuar nga burime te besueshme profesionale e zyrtare, dhe jo të bëheni pre e informimeve bajate e keqadashëse, për të patur besimin e duhur në aftësitë dhe profesionalizmin e personelit mjeksor në përgjithsi, dhe atë të Sëmundjeve Infektive në veçanti, e mbi të gjitha, për të ruajtur në çdo çast e rrethanë mirënjohjen për mantelbardhët. Bashkë do t?ia dalim mbanë”, tha mjeku Tritan  Kalo./ CNA.al





Lajmet e fundit nga