web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndikimi i koronavirusit në ekonomi/ Luan Bregasi i propozon qeverisë të hapë bizneset

17 Mars 2020, 15:45, Aktualitet CNA

Kryetari i ?Biznes Albania? Luan Bregasi ka folur për situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi dhe për ndikimet që mund të sjellë koronavirusi në ekonomi.

Bregasi deklaroi me bindje se ky virus i ri do të ndikojë në ekonomi dhe i propozoi qeverisë që në qytetet ku nuk ka raste të konfirmuara, të mos i mbyllë bizneset.

“Qytetet ku nuk ka raste me COVID-19 nuk është mirë që të mbyllen bizneset. Qeveria gradualisht të kthejë sipërmarrrësit të punojnë. Tregu i punës duhet të fillojë. Mendoj që vete qeveria duhet të fillojë të mendojë shumë fort. Unë kam disa ide që mund t’i flasim së bashku”, tha biznesmeni në emisionin “Top Talk”./ CNA.al





Lajmet e fundit nga