web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

22 Shkurt 2020, 15:15, Politikë CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas investigimit të CNA.al, ku u nxorën në pah shkeljet e Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Eva Blushi, me profesion notere, ndonëse është në kundërshtim me ligjin për noterinë, i cili i ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, rezulton aksionere në 4 biznese.

Berisha e cilëson këtë akt si një veprimtari të mirëfilltë kriminale, ndërsa ngre akuzat se nën mburojën e kryeministrit Edi Rama, Blushi ia ka dalë të shpëtojë pa u lagur.

?Arben Malavita i papërmbajur! Miq, bashkëshortja e Arben Malavitës në shkelje flagrante të ligjit të noterisë e lumturon me katër biznese! Ndërkohë që ligji ndalon noteren në mënyrë kategorike që të ketë kompani private. Kjo është një veprimtari e mirëfilltë kriminale. Por për Arben Malavitën lëpirjet e Ramës i shuajnë ligjet!?, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Eva Blushi me profesion notere, bie në kundërshtim me ligjin ?Për Noterinë?, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

Por, pavarësisht se është në kundërshtim me ligjin, pas një investigimi të plotë, CNA.al ka zbuluar katër kompani, ku Eva Blushi është aksionere. Janë katër kompani ku dy prej tyre lidhen me njëra-tjetrën dhe dy të tjera kanë pothuajse të njëjtën fushë aktiviteti.

Lexoni më poshtë investigimet e CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i ?vërsulen? CNA-së

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Rrëzohet tentativa e Vjollcës dhe Blushit për grabitjen e aksioneve në Digitalb

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!





Lajmet e fundit nga