Connect with Us

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Politikë

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Publikuar

-

Prej disa ditësh CNA.al ka vijuar të publikojë materiale të plota investigative, të cilat tregojnë lidhjen qeveri-oligarkë-media. Kjo nëpërmjet një aktiviteti inveneratorësh me qeverinë dhe më pas nëpërmjet një biznesi tjetër dhe media që bën propagandën për qeverinë.

Faktet flasin vetë. Mund t’i lexoni të gjitha në linqet më poshtë, që nga denoncimi i parë (lexo këtu), ku ne kemi nxjerrë kompaninë që ka krijuar bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, me pronarët e ITS, kompanisë koncesionare të inceneratorëve në Shqipëri. Së bashku të tre themeluan një kompani, EM Capital Group AD, në Bullgari.

Më pas ne publikuam edhe dokumentet e tjera sesi EM Capital Group AD, pra sesi gruaja e Ben Blushit, dhe pronarët e inceneratorëve blinin Valtelina shpk, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. (Lexo këtu). Kompani e cila ka të njëjtët pronarë që ka edhe Top Channel.

Po ashtu CNA.al, ka zbuluar sesi Ben Blushi ka fituar prona me një vlerë të konsiderueshme, me një çmim qesharak. (Lexo këtu).

Gjithashtu CNA.al, ka zbuluar me dokumente ekskluzive, ku tregohet sesi Eva Blushi, me profesion notere, në kundërshtim me ligjin, rezulton aksionere në katër biznese. (Lexo këtu)

Por, pas këtyre denoncimeve, në tre ditët e fundit në mënyrë krejt “rastësore” nga Agjencia e lajmeve të CNA.al janë ndërprerë në mënyrë të njëanshme tre kontrata reklamash, jo sepse na mungon audienca, jo sepse jemi media e pabesueshme, jo se nuk kemi vëmendjen e publikut, jo se nuk invetigojmë, jo se gabojmë por se thamë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Pritet seanca e jashtëzakonshme/A do t’i votojë Blushi ministrat teknikë të Bashës?!

Denoncuam lidhjen e Top Channel me qeverinë dhe koncesionarët.

Por, ne nuk do të na ndalin as sulmet në server as raportimet në rrjetet sociale, as heqja e reklamave dhe këtë e kanë provuar edhe shumë të tjerë pronarë mediash. Këtë e dinë shumë mirë edhe Blushi edhe Vjollca.

Ne do vazhdojmë të themi të vërtetën me fakte dhe dokumente ekskluzive të vërtetën që shqiptarët duhet ta dinë, sesi një televizion kombëtar përdoret për interesat e veta dhe jo interesat e publikut./ CNA.al

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Skema qeveri-koncesione-media/ Pse heshtin moralistët e antikorrupsionit, Lubonja, Bushati & co?

Investigimi i CNA.al zbulon skandalin/ Skema e plotë e lidhjeve qeveri-media-oligarkë

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përpjekja e Rilindjes për grusht shteti/ Meta thërret në zyrë Bashën

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Bëhet me dije se Presidenti Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.

“Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”, thuhet në njoftimin e zhëdhënësit të Metës, Tedi Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndihmat e ndërkombëtarëve për Shqipërinë/ Nishani ngre alarmin: Qeveria rrezikon t’i zhdukë

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas ndihmave që i ofruan ndërkombëtarëve shqiptarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Nishani ka ngritur alarmin se rreziku i korrupsionit dhe vjedhjes së këtyre parave të shqiptarëve të dëmtuar është shumë i lartë.

“Qeveria shqiptare si njëra prej 3 qeverive më të korruptuara të botës (bashkë me ato të Laosit dhe Sierra Leones), rrezikon t’i zhdukë në xhepat e hajdutëve këto para në vend të ndërtimit të shtëpive të reja e paisjeve për çdo familje të dëmtuar”, shkruan Nishani.

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Analisti: Rama po kërkon të bëjë atë, që bëjnë diktaturat

LEXO EDHE:  U dorëhoq Ben Blushi nga LIBRA?/ Hafizi rrëfen të vërtetën

Sipas tij, është detyrë dhe përgjegjësi e madhe e opozitës, medias, shoqërisë në tërësi të monitorojë çdo ditë kalimin e parave të dhëna tek shqiptarët e dëmtuar dhe jo në xhepat e qeveritarëve të korruptuar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Prekës dhe emociones solidariteti për Shqipërinë”/ Majlinda Bregu: Duhet një Qendër Rajonale të Emergjencave Civile

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të bashkëpunimit rajonal, Majlinda Bregu thotë se konferenca e donatorëve ishte një sinjal i fortë i solidaritetit të komunitetit ndërkombëtar ndaj Shqipëris.

Bregu e cila ka ndjekur nga Brukseli gjithë procesin shprehet se ishte ndjesi e dyfishtë dhe emocionuese teksa dëgjojë fjalimin e presidents Von der Leyen.

“Ishte ndjesi e dyfishtë, nuk mund të mos kishe emocion duke qenë shqiptare, duke dëgjuar fjalimin prekës të presidentes Von der Leyen”, që gjykon rezultatet e Konferencës si një mesazh konfortues për gjithë shqiptarët që këto muaj janë detyruar të jetojnë në pasiguri”, thotë Bregu në lidhje me A2.

Por për Bregun një tjetër sinjal i qartë është fakti që “asnjëri prej vendeve të Ballkanit perëndimor, 18 milionë banorë, nuk mund të përballojë i vetëm një fatkeqësi natyrore”.

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Analisti: Rama po kërkon të bëjë atë, që bëjnë diktaturat

LEXO EDHE:  Paketa anti-shpifje/ Analisti: Rama po kërkon të bëjë atë, që bëjnë diktaturat

Sipas Bregut, lind  ideja për krijimin e një mekanizmi rajonal “ një Qendër Rajonale të Emergjencave Civile”, siç e quan Bregu, që të mund të reagojë në mënyrë efektive ndaj këtyre rasteve që në rajon po përsëriten gjithmonë më shumë.

Sipas Majlinda Bregut, vendimi që i “preu këmbët” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në tetor “ndoshta ka vlejtur për të shkundur të gjithë në bindjen që dëmi më i madh për BE-në nuk është përfshirja e Ballkanit perëndimor dhe perspektiva për anëtarësim, por lënia mënjanë e tyre, duke krijuar një ishull që për shkak të problemeve ekonomike, të qeverisjes dhe të sigurisë mund të krijojë më shumë probleme”.

LEXO TE PLOTE