web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka ardhur momenti ende”/ Meta kërcënon hapur mazhorancën

17 Shkurt 2020, 21:14, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se mund të shpërndajë Parlamentin nëse mazhoranca do të shkojë drejt shkarkimit të tij.

?Ata përpiqen shpesh të më provokojnë. Presidenti po bën gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën. Por para se të më shkarkojnë mua ata, i shkarkoj unë ata dhe populli shqiptar.

Le të vazhdojnë ta provokojnë vendin për ta çuar në greminë, unë do bëj gjithçka për ta mbrojtur.

Ata të shkarkuar janë derisa kanë frikë nga zgjedhjet. Me gjithë këto veprimet që bëjnë ata po sillen si një bandë. Miratojnë ligje mbi ligje për të trembur njerëzit.

Unë do të flas me dekrete. Kur të vijë momenti unë do t?ju drejtohem si President i të gjithë shqiptarëve. Nuk ka ardhur momenti ende? , u shpreh Meta në “Open”./CNA.al





Lajmet e fundit nga