Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dymbëdhjetë organizatat e Shoqërisë Civile, përfshirë Komitetin Shqiptar të Helsinkit, kanë reaguar pas miratimit të paketën Anti KÇK, e cila do të sjellë ndryshime në Ligjin Antimafia, Ligjin e Policisë së Shtetit, Ligjin për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara si dhe Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Organizatat thonë se kjo paketë mund të cënojë respektimin e të drejtave të shtetasve, ndaj bëjnë thirrje që diskutimi i saj të jetë gjithëpërfshirëse dhe në respektim të Kushtetuës dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
?Nga njoftimi për shtyp i realizuar ditën e sotme me median nga Ministria e Drejtësisë, krijohet bindja se thirrja jonë për gjithëpërfshirje nuk do të realizohet. Nëpërmjet njoftimit në media informohemi gjithashtu se nëpërmjet kësaj pakete ligjore do të ndërhyet dhe do të ndryshohen dhe ligje të rëndësishme, përfshirë këtu dhe ligjin e ri të reformës në drejtësi nr.96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve?, të ndryshuar.
Organizatat vendase të shoqërisë civile janë kufizuar deri më sot nga e drejta për tu njohur me përmbajtjen e kësaj pakete, çka cenon parimet e një qeverisje të hapur, transparente dhe llogaridhënëse. Duke mos patur mundësi të shprehemi për tekstin e ndërhyrjeve të propozuara, referuar deklaratës të Ministres së Drejtësisë tërheqim vëmendjen për disa shkelje të cilat krijojnë probleme, nga pikëpamja formale dhe substanciale, lidhur me ligjshmërinë por edhe kushtetutshmërinë e saj?, thuhet në reagim.
Organizatat deklarojnë se duke iu referuar nenit 28 të Rregullores së Kuvendit nuk lejohet procedura e përshpejtuar e projektligjeve që kërkojnë miratimin me shumicë të cilësuar prej të pakten 3/5 e deputetëve.
Sipas tyre, shtesat ose ndryshimet ligjore që mendohen t?u bëhen disa prej ligjeve të përmendura më lart me aktin normativ, janë miratuar me votim të cilësuar dmth në bazë të nenit 81 pika 2 e Kushtetutës.
?Me vendimin nr. 11 datë 02.04.2008, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar neni 315 i Kodit Penal të titulluar ?Dhënia e një vendimi të padrejtë?. Në këtë vendim midis të tjerave thuhet ?se gjykata çmon se mundësia e fillimit të ndjekje penale ndaj një gjyqtari për dhënien e një vendimi përfundimtar ndërkohë që vendimi mund të shqyrtohet nga një gjykatë më e lartë, krijon një presion të papërshtatshëm ndaj gjyqtarit, çka do të dëmtonte dhënien e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut? dhe më poshtë ?vendimet e një gjyqtari kundërshtohen vetëm në një gjykatë më të lartë dhe asnjë organ tjetër nuk mund të vlerësojë ligjshmërinë dhe bazueshmërinë e vendimit gjyqësor derisa ato nuk janë ndryshuar ose prishur sipas ligjit?.
Sipas nenit 147/d të Kushtetutës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë është përgjegjës ndër të tjerash për verifikimin e ankesave, dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Kjo normë kushtetuese konkretizohet edhe në ligjin 96/2016 ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve? të ndryshuar. Gjykata Kushtetuese ka elaboruar në vendimet e saj standartin se atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një organi tjetër (shih vendimin nr. 78 datë 12.12.2017 i Gjykatës Kushtetuese)?, theksohet më tej.
12 organizatat e Shoqërisë Civile thonë se Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk kanë kompetencë të fillojnë hetimin gjyqësor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve./ CNA.al
Gjatë intervistës për median gjermane “Spiegel”, gazetari ia...
Kryeministri, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar raporti...
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca gjatë takimit për ...
Ambasadorja e re e SHBA në Tiranë Yuri Kim në një takim të p...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi...
Pegagogu i gazetarisë, Mark Marku e ka cilësuar tërheqjen e ...
Pas përfundimit të seancës gjyqësore që ka me kryeministrin ...
Ish kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar një foto nga zy...
Ish-deputetja e PD-së e qarkut të Vlorës, Nada Meçorapaj, ka...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar se marrëveshja për...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka kryer vizitën e saj të parë ...
Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin për zgjedhjen e gjyqtari...
Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes se Tregut Elektri...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas...
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka bërë sot një bilanc të pë...
Pak më herët kryeministri Edi Rama deklaroi se pas takimit m...
Betohet para presidentit anëtarja më e re e SPAK, Doloreza M...
Në fund të vitit të kaluar, vetëm një muaj pas tërmetti trag...
Sot është miratuar paketa anti KÇK dhe ligji special për mas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...