Bëmat e gjyqtarit që u shkarkua nga KLD/ Pas rikthimit, përfshihet në skandalin e pronave
Procesi i Vettingut ka shërbyer për të faktuar skandalet në ...
Lazër Sallaku, ëhstë gjyqtari i cili një ditë më parë vendosir të pushojë hetimet ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të tjerëve.
Lulzim Basha u dërgua në Gjykatës, si i pandehur nga Prokuroria, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Basha dhe tre përfaqësuesit e opozitës u akuzuan për ?falsifikim të vulave dhe stampave?, ndërsa për ta u pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.
Pavarësisht akuzave të prokurorisë, gjyqtari Lazër Sallaku, doli ?në krah? të Bashës, duke pushuar çështjen.
Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku nuk është i panjohur për publikun pasi e ka pasur në duar edhe çështje të tjera me personazhe publike.
Për Sallakun duket se ende nuk kanë përfunduar hetimet e Vettingut, pasi ai ende nuk është përzgjedhur për t?u përballur me KPK-në.
Referuar të dhënave pasurore të tij rezulton se Sallaku, burimin e të ardhurave e ka nga paga, ndërkohë që deklaron dhe patundshmëri.
Fillimishtë në vitin 2008 ai deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 000 euro, një makinë tip Mitsubishi, me vlerë 700 000 lekë dhe një motoskaf me vlerë 300 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron dhe një kredi për shtëpi,me vlerë 60 000 euro dhe hua,me vlerë 216 000 lekë.
Në vitin 2009 makinën dhe motoskafin i ka shitur, ndërsa një vit më vonë apartamentin dhe kredinë ia ka kaluar ish bashkëshortes.
Në vitin 2012 ai deklaron një autoveturë, Ford Fiesta e bashkëshortes, me vlerë 3 000 euro si dhe 40 000 euro dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj me rastin e martesës.
Dy vite më vonë ai deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 100.7 m2. Kësti i parë është paguar 10 000 euro, të dytin nuk e deklaron, ndërsa si vlerë shkruan se është 30 727 euro. Më tej gjyqtari deklaron se paguan 2 400 euro, në një banesë në Kodrën e Diellit.
Ndërsa bashkëshortja, deklaron apartament banimi 57.6 m2, si trashëgimi, të cilin e ka shitur në vlerën 16 000 euro.
Bashkëshortja ka blerë edhe një makinë që ka kushtuar 7 000 euro.
Në vitin 2016, gjyqtari ka paguar 7 547 euro për një garazh me sipërfaqe 22.9 m2, ndërsa i ka dhuruar djalit, autoveturë, Volsvagen Golf.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Lazëe Sallaku.
Viti 2008(Deklarata fillestare)
Shtëpi banimi, sip 110 m2, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 60 000 euro.
Makina tip Mitsubishi, me vlerë 700 000 lekë.
Motoskaf me vlerë 300 000 lekë.
Të ardhura si avokat, shuma 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, shuma 636 532.
Kredi për shtëpi, me kontratë huaje, me vlerë 60 000 euro.
Kontratë huaje,me vlerë 216 000 lekë.
Viti 2008 (Deklarata vjetore)
Të ardhura nga paga dhe dieta, shuma 1 261 431 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 764 921 lekë.
Kredi për shtëpi, me kontratë huaje, me vlerë 60 000 euro. Shuma e shlyer 5 040 euro.
Viti 2009
Shitur makina ?Mitsubishi? me vlerë 500 000 lekë.
Shitur motoskafi, me vlerë 180 000 lekë.
Blerë automjeti me vlerë 5 800 euro.
Të ardhura nga paga dhe dieta e subjektit deklarues, në shumën 1 378 612 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 718 213 lekë.
Kredi për shtëpi me vlerë 60 000 euro me afat 20 vjet.Shuma e shlyer është 5 040 euro.
Viti 2010
Shtëpi banimi dhe kredia për shtëpinë i ka kaluar ish bashkëshortes, sipas një vendimi gjykate.
Kursime familjare monetare, në shumën 500 000 lekë.
Të ardhurata nga paga, dietat dhe si inspektor në KLD, më vlerën 434 611 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në vlerën 622 812 lekë.
Paga e ish bashkëshortes, në vlerën 654 600 lekë.
Viti 2011
Kursime familjare, monetare, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 910 254 lekë.
Pension ushqimor për fëmijën, në shumën 120 000 lekë.
Viti 2012
Autoveturë, Ford Fiesta e bashkëshortes, me vlerë 3 000 euro.
Dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj me rastin e martesës në shumën 40 000 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 979 627 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortessi pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 129 258 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga leja e lindjes në shumën 257 367 lekë.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 927 343 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortessi pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 764 120 lekë.
Viti 2014
Ap me sip 100.7 m2. Kësti i parë është paguar 10 000 euro, të dytin nuk e deklaron, ndërsa si vlerë shkruan se është 30 727 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 118 665 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 721 459 lekë.
Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijës në shumën 120 000 lekë.
Pagimi i qirasë në shumën 2 400 euro, (200 euro në muaj).
Bashkëshortja, ap banimi 57.6 m2, si trashëgimi.
Bashkëshortja, shtuar gjendja cash me 16 000 euro, krijuar nga shitja e ap të mësipërm.
Bashkëshortja, shtuar gjendja cash me 10 000 euro, nga shitja e makinës.
Bashkeshortja ka blerë autoveturë me vlerë 7 000 euro.
Viti 2015
Blerë autoveturë Volsvagen me vlerë 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga e ish bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 386 434 lekë.
Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijëve, në shumat 120 000 lekë, 240 000 lekë.
Pagim i qirasë së shtëpisë me vlerë 4 200 euro.
Viti 2016
Pagimi i këstit të tretë për ap me vlerë 15 596 euro.
Garazh me sip 22.9 m2 me vlerë 7 547 euro.
Dhuruar djalit, autoveturë, Volsvagen Golf.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 096 011 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 762 277 lekë.
Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijës së mitur, në shumën 120 000 lekë.
Pagim i qirasë së shtëpisë me vlerë 1 800 euro.
Viti 2017
Marrë hua 11 000 euro me afat 5 vjeçar.
Marrë me marrëveshje financimi shuma 36 000 euro, për blerjen e pjesës takuese të ap të ish bashkëshortes.
Paguar shuma 45 000 euro ish bashkëshortes, pas zgjidhjes së martesës.
Gjendje kesh, 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 156 874 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 277 096 lekë.
Viti 2018
Gjendje kesh në shumën 50 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 242 389 lekë.
Vajza, deklaron të ardhura nga një aktivitet privat, në shumën 1107,5 euro dhe 18 850 lekë./CNA.al
Procesi i Vettingut ka shërbyer për të faktuar skandalet në ...
2020-ta do të jetë viti i gjyqtarëve dhe prokurorëve e Tiran...
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Marsela Balili ka dalë sot ...
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka vendosur rikonfirmimin n...
Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Pranvera Pustina synon t...
Pasuria është kriteri që ka nxjerrë jashtë sistemit të drejt...
Prokurori Olgert Rumniçi pritet të marrë “ok” për t’u bërë p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ende nuk ka nisur me sea...
Prokuroria e Përgjithshme, pas emërimit të kryeprokurorit ës...
Ish-anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u s...
Gjyqtarët e rretheve nuk bien më poshtë se kolegët e tyre në...
Gjyqtari Bardhok Lleshi së shpejti pritet të ballafaqohet me...
Shtyhet seanca dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit p...
Prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve, 2020-ta i ka gjetur nën...
Nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit, në këtë fa...
Prokurorë dhe gjyqtarë që kanë bërë pakt me krimin për inter...
Gjyqtarët dhe prokurorët që prej dy vitesh po skanohen nga K...
Prokurorja e Prokurorisë së Durrësit Flora Reka mund të kons...
Objekt i Vettingut për këtë vit do të jenë gjyqtarët dhe pr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon votimin për kandidatët ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...