web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ina Rama e “hodhi” në rrugë/ Prokurori i varfër drejt Vettingut

11 Janar 2020, 11:46, Vetingu CNA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ende nuk ka nisur me seancat dëgjimore me gjyqtarë dhe prokurorë për këtë vit, ndonëse ka listuar dhjetra gjyqtarë e prokurorë të cilët pritet të ballafaqohen me Vettingun.

Pjesë e listës është edhe prokurori i Durrësit Ilia Bano.

Kujtojmë se prokurori Bano, bashkë me disa kolegë të tij u shkarkua nga ish kryeprokurorja Ina Rama pas një inspektimi të kryer në organin e akuzës.

Gjatë kohës që ka qenë jashtë dyerve të Prokurorisë, Bano ka ushtruar profesionin e avokatit.

Bano u rikthye në detyrë nga Adriatik Llalla, pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rikthim në detyrë.

Sa i përket pasurisë, prokurori Bano deklaron si burim të ardhurash vetëm pagën. Ai deklaron vetëm një banesë një plus një, s ai përket patundshmërisë dhe më tej ndër vite deklaron automjete të blerë nfë fëmijët me kredi.

Në vitin 2015 ai deklaron një automjet tip ?Seat Ibiza?, i cili është marrë fillimisht me leasing nga vajza e me përfundimin e detyrimeve është kaluar në emër të prokurorit me një pagesë mujore prej 165 euro për një periudhë prej 5 vitesh.

Po në të njëjtin vit, djali ka blerë një automjet tip Benz 220, me vlerë 3000 euro.

Ndërsa vajza ka marrë kredi për blerje shtëpie me vlerën 41 000 euro në korrik të vitit 2013  me këste mujore 352 euro për një periudhë 15 vjeçare.

Edhe djali i prokurorit rezulton të të ketë marrë një kredi me vlerë 2 000 000  lekë me qëllim për blerje banese, por siç deklaron në vitin 2018, këto para nuk janë përdorur.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Ilia Bano.

Viti 2003

Banesë 1 plus 1, burimi nuk kuptohet.

Të ardhura vjetore nga paga 656 970 lekë, prokuroria Korçë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga 814915 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga, shpërblime, urdhër shërbime 864 147 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 252 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga 770 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si edukatore kopshti  264 000 lekë

Viti 2013

Banesë 1 plus 1 me vlere 2000 000 lekë, pjesë në përqindje 50 %.

Të ardhura nga licenca e avokatit viti 2012, 200 000 lekë.

Detyrime në bashkinë Tiranë, taksa të palikuiduara për periudhën e punës si avokat 300 000 lekë.

Paga si prokuror 868 814 lekë

Paga e bashkëshortes 47 000 lekë.

Paga e djalit  57 000 lekë.

Kredi  bankare 100 000 lekë, shlyer 175 000 lekë, gjendja e detyrimit të mbetur 825 000 lekë.

Viti 2014

Paga bruto  si prokuror 1224 259 lekë.

Paga e bashkëshortes 58340 lekë

Paga e djalit 72120 lekë.

Kredi në bankë 100 000 lekë, shlyer 175 000, detyrime të mbetura 650 000 lekë.

Viti 2015

Automjet tip ?Seat Ibiza?, është marrë fillimisht me leasing nga vajza e me përfundimin e detyrimeve është kaluar në emër të prokurorit, Pagesë fikse mujore prej 165 euro për një periudhë prej 5 vitesh.

Paga bruto si prokuror 1637 651 83 lekë

Paga e bashkëshortes 58 340 lekë

Paga e djalit  72 120 lekë.

Kredia në bankë 100 000 lekë, shlyer 175 000 lekë, detyrime të mbetura 475 000 lekë

Automjet tip Benz 220, blerë në pronësi të Armand Bano, i biri i deklaruesit 3000 euro.

E bija E. Bano

Kredi për blerje shtëpie me vlerën 41 000 euro marrë në korrik të vitit 2013  me këste mujore 352 euro për një periudhë 15 vjeçare.

Palët kontraktore E. Ilia bano dhe bashkëshorti i saj.

Viti 2016

Paga neto si prokuror 1258 632 87 lekë, paga bruto 1614 491 88.

Paga e bashkëshortes bruto 58 340 lekë, neto 48 122 lekë.

Paga e djalit, kategoria e 3-të e pagave  bruto 72 120 lekë, neto 58 567 lekë.

Shlyhet tërësisht kredia prej 1000 000 lekësh.

Viti 2017

Paga si prokuror 1 278 378 83 lekë

Paga e bashkëshortes neto 48 122 lekë.

Paga e djalit bruto 72 120 lekë,neto 58 567 lekë.

Paga si pedagoge  e vajzës, paga bruto  828 589  lekë, neto 666 710 lekë.

Viti 2018

Kredi e marrë nga djali Armand Bano ende e papërdorur 2 000 000 lekë.

Vlera në llogarinë e pagës se bashkëshortes 500 000 lekë.

Vlerë në llogarinë e pagës së djalit 300 000 lekë.

Paga si prokuror neto 1320 615 lekë, bruto 1712 987 lekë.

Paga e bashkëshortes bruto 58 340 lekë, neto 48 122 lekë

Paga e djalit 70 028 lekë.

Paga e djalit A. Bano si specialist në SHKBB neto 70 028 lekë në muaj.

Kredia e marrë nga djali A. Bano ende e papërdorur 2000 000 lekë me qëllim pagim kryerjen e  veprimeve për blerje banese dhe pagim kushte paraprake.

Vlera në llogarinë e pagës së bashkëshortes 500 000 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga