web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtari që “ndez motorët” e Vettingut/ Apartament me qira, por miliona lekë kursime

4 Janar 2020, 12:41, Vetingu CNA

Objekt i Vettingut  për këtë vit do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e rretheve.

Në Dhjetor, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë publike listën e emrave që do t?i nënshtrohen Vettingut.

Bëhet fjalë për 120 prokurorë dhe gjyqtarë, për të cilët tashmë ka nisur hetimi në tre aspektet, në atë të pasurisë, së pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.

I pari i radhitur në listë nga KPK, është gjyqtari i Beratit, Pëllumb Zaimi.

Në aspektin profesional, gjyqtari Zaimi është emër i palakuar, ndërsa sa i përket pasurisë sipas të dhënave të ILDKPK-së që CNA.al disponon, rezulton se të ardhurat i ka vetëm nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Nga njëra anë deklaron miliona lekë kursime, ndërsa nga ana tjetër shfaqet me kredi dhe apartament me qira.

Në vitin 2003 ai deklaron një apartament banimi të ndërtuar në vitin 1994 me vlerë 587 609 lekë. Gjithashtu ai deklaron bono privatizimi, me vlerë 0.12 milion lekë, depozitë bankare në shumën 0,75 milionë lekë dhe lekë kesh në banesë në shumën 0,2 milion lekë.

Nga pasuri fillestare e 2003, pas katër vitesh në vitin 2007, ai thotë se ka mbledhur kursime në shumën 8 000 euro.

Në vitin 2008 ai thotë se janë shtuar kursimet nga kontributi i vajzës nëpërmjet dhuratave në shumat 7 000 euro dhe 840 000 lekë. Vajza, deklaron të ardhurat nga dhuratat në vite, deri në moshë madhore në shumën 4 000 euro.  Po këtë vit ai ka deklaron se ka blerë një apartament me sipërfaqe 97.4 m2 me vlerë 48 700 euro.

Ndër vite të ardhurat e familjes janë shtuar edhe me pagat e  fëmijëve. Në vitin 2016 gjyqtari Zaimi ka shitur apartamentin e banimi në Çorovodë, me vlerë 2 700 000 lekë si dhe ka shtyrë shtyrë kontratën e sipërmarrjes për apartamentin që mban datën 12.06.2007 në shumën 48 700 euro  Për apartamentin i kanë mbetur pa u paguar edhe 11 700 euro.

Në vitin 2018, gjyqtari deklaron një kontratë qiraje për një apartament banimi me sipërfaqe 78.7 m2  me vlerë 5 000 lekë në muaj me afat 5 vjeçar si dhe deklaron një kontratë kredie bankare me afat 60 muaj.

Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Pëllumb Zaimi.

Viti 2003

Apartament banimi, 2+1, ndërtuar në vitin 1994. Blerë nga E.K.B në Berat me vlerë 587 609 lekë.

Bono privatizimi, me vlerë 0.12 milion lekë.

Depozitë bankare në shumën 0,75 milionë lekë.

Lekë cash në banesë në shumën 0,2 milion lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 0.679 milion lekë.

Paga e bashkëshortes, në shumën 0,235 milion lekë.

Viti 2004

Depozitë bankare  në emër të bashkëshortes 38 353 lekë dhe 400 000 lekë.

Lekë cash në banesë në shumën 400 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues, dhe shpërblimi në shumën  1 100 543 lekë.

Paga e bashkëshortes, nga Albtelekom në shumën 347 529 lekë.

Viti 2005

Depozitë bankare në shumën 31 633 lekë.

Lekë cash në banesë në shumën 800 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues, dhe shpërblimi në shumën  1 473 445 lekë.

Paga e bashkëshortes, nga Albtelekom në shumën 349 351 lekë.

Viti 2006

Lekë cash në shumën 700 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues, dhe shpërblimi në shumën  1.3 milion lekë.

Paga e bashkëshortes, nga Albtelekom në shumën 312 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 541 000 lekë.

Viti 2007

Kursime nga viti 2007 në shumën 8 000 euro.

Paga e subjektit deklarues, dhe shpërblimi në shumën  1.4 milion lekë.

Paga e bashkëshortes, nga Albtelekom në shumën 379  000 lekë.

Depozitë bankare e tërhequr në shumën 1 900 000 lekë.

Viti 2008

Shtuar kursimet si dhe kontributi i O.Zaimit nga dhuratat në shumën 7 000 euro dhe 840 000 lekë.

Shtuar sip e banimit me 97.4 m2 me vlerë 48 700 euro.

Nga kursimet familjare në vite, gjendje cash në shtëpi, depozita bankare janë pakësuar  37 000 euro për pagim këstesh, sipas kontratës së sipërmarrjes së datës 02.06.2007.

Paga e subjektit deklarues, dhe shpërblimi në shumën 862 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, nga Albtelekom në shumën 340 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Janë paguar 37 000 euro dhe kanë mbetur 11 700 euro.

Bashkëshortja ka dorëzuar bonon e privatizimit në shumën 50 000 lekë.

Bono privatizimi pakësuar 75 000 lekë.

Vajza, të ardhurat nga dhuratat në vite, deri në moshë madhore në shumën 4 000 euro.

Vajza i ka dhënë familjes gjatë vitit  shumën 2 00 euro.

Viti 2009

Kursimet e familjes në shumën 500 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 071 000  lekë.

Paga e bashkëshortes, nga Albtelekom në shumën 370 000 lekë.

Viti 2010

Kursimet e familjes në shumën 280 000 lekë.

Kontratë shitblerje automjeti në shumën 200 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 000 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, në shumën 625 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordi i Zhvillimit Berat në shumën 65 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Viti 2011

Kursime nga të ardhurat e familjes në shumën 100 000 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 020 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, në Prefekturën e Beratit shumën 273 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordi i Zhvillimit Berat në shumën 282 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Kursime të vajzës në shumën 150 000 lekë.

Viti 2012

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 044 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, specialiste në nënprefekturën e Skrapar shumën 136 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordin e kullimit Berat në shumën 364 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Viti 2013

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 070 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, specialiste në Këshillin e Qarkut Berat në shumën 260 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordin e kullimit Berat në shumën 297 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Viti 2014

Gjendje në llogarinë e subjektit deklarues në shumën  206 500 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 378 000 lekë.

Paga e bashkëshortes, specialiste në Këshillin e Qarkut Berat në shumën 415 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordin e kullimit Berat në shumën 333 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Viti 2015

Gjendja në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 97 422 lekë.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 446 022 lekë.

Të ardhura nga asistenca e bashkëshortes në shumën 90 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga shpërblimi i dëmit me vendim gjykate në shumën 400 212 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordin e kullimit Berat në shumën 333 000 lekë.

Të ardhura nga paga djalit në shumën 72 000 lekë.

Kontrata e sipërmarrjes së datës 02.06.2007. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Viti 2016

Gjendje në llogarinë rrjedhëse, shtuar shuma 970 873.

Shitur ap banimi në Corovodë, me vlerë 2 700 000 lekë.

Shtyerje e kontratës së sipërmarrjes, datë 12.06.2007 në shumën 48 700 euro. Kanë mbetur pa u paguar 11 700 euro.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në shumën 1 426 313 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Bordin e kullimit Berat në shumën 333 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Hipoteka në Berat në shumën 99 660 lekë.

Të ardhura nga paga djalit në shumën 265 490 lekë.

Viti 2017

Gjendja ne llogarinë rrjedhëse pakësuar, në shumën 8 66676.66 lekë.

Gjendje cash, shtuar 32 500 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në shumën 1 395  905 lekë.

Të ardhura nga shitja e autoveturës në shumën 20 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga vendimi gjyqësor ku debitor është Këshilli i Qarkut Berat në shumën 20 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Hipoteka në Berat në shumën 605 268 lekë.

Të ardhura nga paga djalit në ABCONS dhe SPIECAPAG, në shumën 506 839 lekë.

Viti 2018

Gjendja në llogarinë rrjedhëse, shtuar në shumën 501651.46 lekë.

Gjendje arke cash në shumën 312 500 lekë.

Të ardhura nga paga e subjektit deklarues në shumën 1 506 791 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga vendimi gjyqësor ku debitor është Këshilli i Qarkut Berat në shumën 35 000 lekë.

Të ardhurat e vajzës Osiana Zaimi nga Hipoteka në Berat në shumën 668 612 lekë.

Të ardhura nga paga djalit në SPIECAPAG, në shumën 1 264 376 lekë.

Kontratë qiraje për një apartament banimi me sip 78.7 m2  me vlerë 5 000 lekë në muaj me afat 5 vjecar.

Kontratë kredie bankare me afat 60 muaj. Shlyer 90918.41 lekë, ndërsa pa u shlyer 909 081.59 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga