Zbulohet pasuria/ Kush janë tre kandidatët për kreun e SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre proku...
Në kulmin e krizës së menaxhimit të situatës post-tërmet dhe në tre vjetorin e miratimit të paketës kushtetuese mbi reformimin e drejtësisë, nga Stasburgu kanë filluar të vijnë sinjalet e para të dyshimit.
Nuk është as rastësi dhe as surprizë lista e pyetjeve që Gjykata e të Drejtave të Njeriut i ka dërguar qeverisë shqiptare, pas regjistrimit dhe shqyrtimit të njërës prej dosjeve të një prokuroreje, të cilës zyrat dhe gjyqtarët e drejtësisë së re, nuk i drejtohen me emër por me togfjalëshin “subjekt i rivlerësimit”.
Nuk duam të komentojmë më tej terminologjinë denigruese të ngritur në terminologji juridike, sa kohë që Strasburgu dukshëm e ka evituar përdorimin e këtij termi duke preferuar të identifikojë me emër dhe mbiemër, njeriun për të cilin kërkohen shpjegime për nivelin e respektimit të të drejtave.
CNA.al shqyrtoi me vëmendje listën e pyetjeve të dërguara shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit. Pas leximit të tyre, kupton menjëherë vështirësinë me të cilën duhet të përballen zyrtarët që ju është varur sot në qafë barra e hartimit të përgjigjeve.
Në kushtet kur ekspertët e nivelit të lartë, janë zhdukur nga qarkullimi dhe pas dekoratave kanë humbur edhe interesin për procesin e reformimit te drejtësisë, CNA.al mundet të vetëofrohet për formulimin e përgjigjeve.
Pyetjet e mbërritura dhe përgjigjet e hartuara nga CNA.al, janë si vijon:
1.A aplikohet neni 6 pika 1 e Konventës Europiane e të Drejtave të Njeriut, që garanton proces të rregullt ligjor për çdokënd, në rastin e Sevdarit?
CNA.al: JO
2.A i ka shteruar zonja Sevdari të gjitha mjetet juridike të brendshme? Veçanërisht:
a) A ka pasur Sevdari mundësi të kundërshtojë përbërjen e trupës së KPA-së?
CNA.al: formalisht PO, në realitet JO
b) A është shqyrtuar kërkesa e zonjës Sevdari më 23 maj, për nisjen e hetimit disiplinor dhe shkarkimin e dy anëtarëve të KPA nga institucionet përkatëse?
CNA.al: JO
Nëse po, cili ka qënë rezultati?
c) A kishte mundësi zonja Sevdari të kundërshtonte parashikimin ligjor të ndalimit përjetë të ushtrimit të profesionit të avokatit?
CNA.al: JO
Nëse po, a ka bërë ajo një kërkesë të tillë?
3.A është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, në kuptim të nenit 6 të KEDNJ?
CNA.al: JO
4.A është krijuar KPA sipas ligjit ? A janë zgjedhur anëtarët e saj në përputhje me ligjin?
CNA.al: JO
5.A ka patur zonja Sevdari mundësinë të dëgjohet sipas nenit 6 të KEDNJ? Veçanërisht: a) A ka patur zonja Sevdari kohën dhe mjetet e duhura që të përgatiste mbrojtjen e saj të shkruar dhe në mënyrë gojore para KPA?
CNA.al: JO
b) A ka kufizime ligji i vettingut për shkeljet e pretenduara nga KPA, konkretisht mospagimin e taksave nga bashkëshorti i zonjës Sevdari?
CNA.al: JO
Në këtë linjë, a i ka kaluar zonjës Sevdari barra e provës në mënyrë të paarsyeshme?
CNA.al: PO
c) Ka një përkufizim të qartë në ligj për termat ?burime të pamjaftueshme financiare? dhe ?cenim i besimit të publikut në drejtësi??
CNA.al: Nuk ka asnjë përkufizim të asnjërit prej termave që përmendet si shtylla të vlerësimit kalimtar. Kushtetuta parashikon detyrimin e KPA, që të bëjë interpretimin në vendimet e para të lëshuara për “subjektet e rivlerësimit”. KPA nuk ka bërë detyrën.
d) Cila ishte baza ku u mbështet KPA për të dalë në përfundimin se zonja Sevdari ka ?cenuar besimin e publikut??
CNA.al: nuk dihet se ku është mbështetur KPA për shumë nga përfundimet e veta të zbardhura në vendime, që për shkak të pasojave të sjella, mund të përkufizohen si akte të dënimit me vdekje të personave që i janë nënshtruar rivleresimit kalimtar.
6.A ka cënuar vendimi i shkarkimit, nenin 8 për jetë private dhe familjare të KEDNJ?
CNA.al: PO
Nëse po a është bërë cenimi në përputhje me KEDNJ? Veçanërisht:
a) A ishte vendimi për shkarkim proporcional?
CNA.al: JO
b) A e ndalon Ligji ?Për Avokatinë?, zonjën Sevdari të ushtrojë profesionin e avokatit? Nëse po për sa kohë?
CNA.al: PO
CNA.al: për aq kohë sa, Maks Haxhia si kryetar i Dhomës së Avokatisë do e vlerësojë të arsyeshme.
7.A ka patur zonja Sevdari mjete të mjaftushme juridike, për pretendimin e cenimit të nenit 13 të KEDNJ?
CNA.al: JO
8.A ka patur zonja Sevdari mjete të mjaftushme juridike, për pretendimin e cenimit të nenit 8 të KEDNJ?
CNA.al: JO dhe është për këtë arsye që çështja ka mberritur në Strasburg.
CNA.al nuk këshillon përdorimin e asistencës ndërkombëtare për hartimin e përgjigjeve. Konsulentët ndërkombëtarë kushtojnë shumë dhe jemi në periudhë kur gjithë buxheti duhet të fokusohet tek tërmeti./CNA.al
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zbardhi sot emrat e tre proku...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë A...
Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini po përballet sot...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur konfirmimin n...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfrimimin...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të zgjedhë sot Prokurorin e ri t...
Komisioneri Publik do të ankimojë vendimin e Komisionit të P...
KPK ka konfirmuar në detyrë prokuroren e Krimeve të Rënda, D...
Gjyqtarit të Gjykatës së Parë, Shkodër Andri Ymeri, mbrëmjen...
Prokurorja e Lushnjes Natasha Prifti (Shallapi), ndodhet nën...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12...
Drejtësia në Shqipëri ka funksionuar me dy standarte. Mjafto...
Në listën me 48 gjyqtarë dhe prokurorë që janë futur së fund...
Procesi i Vettingut është filtrimi më i mirë i sistemit të d...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të hënën të bëjë d...
Rreth një muaj më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë mirat...
Së fundmi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka nisur hetim...
Vettingu po vijon me ritme të shpejta, ndërkohë që skandalet...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...