web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hapet gara për kreun e SPAK

25 Nëntor 2019, 11:48, Vetingu CNA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pro, tetë prokurorët e parë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Tetë prokurorët e parë të SPAK, janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Ndërkohë, KLP sot ka hapur edhe garën për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Gara është e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh nga sot.

Metodologjia për vlerësimin e kandidatëve merr në konsideratë disa kritere të percaktuara në ligjin 95/2016, si:

Eksperienca në ndjekjen e çështjeve sensitive.

Eksperienca dhe aftësia në organizimi dhe drejtimin e një strukture.

Eksperienca në hartim të rregullave administrative.

Eksperienca në çështje me ndjeshmëri të lartë publike, ku është dashur edhe bashkëpunimi me median.

Eksperienca në menaxhimin e burimeve njerëzore.

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi propozoi se çdo anëtar do të votojë duke shpjeguar pikëzimin e tij për çdo kandidat për pozicionin e drejtuesit të SPAK, në një formular pikëzimi pas të njihen me platformën konkurruese të secilit./ CNA.al

KLP miraton tetë prokurorët e parë të SPAK/ Ja kur betohen tek Presidenti





Lajmet e fundit nga