web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja e Ramës kërkoi “kokën” e tij/ Gjyqtari merr mbi 29 mijë euro dhuratë

6 Janar 2020, 10:45, Vetingu CNA

Nën hetim nga Komisioni i Pavarur i Kuliafikimit, në këtë fazë është edhe gjyqtari i Fierit Ergys Selmani.

Për gjyqtarin në fjalë, në Maj të viti 2018, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj sulmoi Këshillin e Lartë të Drejtësisë për mos shkarkimin e tij, shkruan CNA.al.

Shkarkimi  i Selmanit ishte kërkuar me pretendimin se  vonoi zbardhjen e urdhërit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga  bashkëshorti i saj.

?Bashkë me shprehjen e indinjatës sime e djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë këshill që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e drejtësie. KLD ka dështuar në gjykim e llogardhënies së gjyqtarëve dhe është kthyer në një institucion të mbrojtjes së interesave të tyre?, deklaroi Gjonaj, pas refuzimit të KLD-së për shkarkimin e gjyqtarit Ergys Selmani.

Sa i përket pasurisë, Selmani deklaron si patundshmëri në vitin 2009, një apartament  banimi 2 +1, në bashkëpronësi me bashkëshorten me sipërfaqe 114.8 m2 dhe me vlerë 5 166 000 lekë.

Burimet e të ardhura ai i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes, por ajo që bie në sy është një hua prej 24 000 euro marrë babait në vitin 2009 dhe shlyer në vitin 2015.

Ndërkaq Selmani deklaron para dhuratë nga vëllai në total 29 992 euro. Sipas tij në vititn 2012, vëllai i kishte dhuruar 6 000 euro, në vitin 2015, 19 000 euro dhe në vitin 2016 shumën 4 992 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Ergys Selmani.

Viti 2003

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 640 949 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 143 916 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në  Fier, në shumën 772 608 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 751 583 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 836 928 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 010 135 lekë.

Viti 2008

Depozitë bankare e subjektit deklarues me shtetases L. Selmani (Skendaj), në shumën 264 110 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 872 650 lekë.

Viti 2009

Depozitë bankare e subjektit deklarues me shtetases L. Selmani (Skendaj), në shumën 300 780 14 lekë.

Ap. banimi 2 +1, në bashkëpronësi me bashkëshorten me sip.114.8 m2 me vlerë 5 166 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 053 630 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 235 170 lekë.

Kredi bankare në shumën 2 800 000 lekë.

Viti 2010

Ap. banimi 2 +1, në bashkëpronësi me bashkëshorten me sip.114.8 m2 me vlerë 5 166 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 031 352 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 554 880 lekë.

Kredi bankare në shumën 2 800 000 lekë. Është shlyer.

Kontratë huaje me babanë në shumën 24 000 euro.

Viti 2011

Depozitë bankare në shumën 384 000 lekë.

Të ardhura në kesh, shuma 420 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 104 817 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 433 432 lekë.

Kontratë huaje me babanë në shumën 24 000 euro. Shuma e pashlyer 21 000 euro.

Viti 2012

Të ardhura në kesh, shuma 450 000 lekë.

Të ardhura, dhuratë nga vëllai në shumën 6 000 euro.

Depozitë bankare nga kursimet e familjes në shumën 708 664 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 088 430 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 468 261 lekë.

Kontratë huaje me babanë në shumën 24 000 euro. Shuma e pashlyer 12 000 euro.

Viti 2013

Të ardhura kesh, të krijuara nga paga si gjyqtar në shumën 560 000 lekë.

Depozitë bankare nga kursimet e familjes në shumën 1 246 713 04 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 126 973 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 475 900 lekë.

Kontratë huaje me babanë në shumën 24 000 euro. Shuma e pashlyer 9 000 euro.

Viti 2014

Të ardhura kesh, të krijuara nga paga si gjyqtar dhe nga paga e bashkëshortes në shumën 700 000 lekë.

Depozitë bankare nga kursimet e familjes në shumën 1 516 682 47 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 339 899 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 513 960 lekë.

Viti 2015

Të ardhura kesh, të krijuara nga paga si gjyqtar dhe nga paga e bashkëshortes në shumën 450 000 lekë.

Tërheqje e depozitës bankare, të krijuar nga kursimet e familjes në shumën 1 522 529 78 lekë.

Hapje depozite të krijuara nga kursimet e familjes në shumën 922 529 78 lekë.

Dhuratë nga vëllai, shuma 19 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 357 403 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 511 620 lekë.

Kontratë huaje me babanë në shumën 24 000 euro. E shlyer tërësisht.

Bashkëshortja, deklaron hapje depozite, të krijuara nga kursimet e familjes në shumën 600 000 lekë.

Viti 2016

Të ardhura kesh, të krijuara nga paga si gjyqtar dhe nga paga e bashkëshortes në shumën 300 000 lekë.

Dhuratë nga vëllai, shuma 4 992 euro.

Depozitë bankare, krijuar nga pagat në shumën 936 710 54 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 395 132 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 533 967 lekë.

Bashkëshortja, depozitë bankare në shumën 662 238 53 lekë.

Viti 2017

Të ardhura kesh, të krijuara nga paga si gjyqtar dhe nga paga e bashkëshortes në shumën 450 000 lekë.

Depozitë bankare krijuar nga pagat në shumën 939 897 59 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 381 297 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 582 174 lekë.

Bashkëshortja, depozitë bankare në shumën 711 244 19 lekë.

Viti 2018

Të ardhura kesh, të krijuara nga paga si gjyqtar dhe nga paga e bashkëshortes në shumën 500 000 lekë.

Depozitë bankare krijuar nga pagat në shumën 943 097 29 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Fier, në shumën 1 362 853 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, në shumën 423 388 lekë.

Bashkëshortja, depozitë bankare në shumën 711 244 19 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga