web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-deputeti i PD i dha 10 000 euro prokurorit/ Zbulohet se për çfarë u përdorën

13 Janar 2020, 10:00, Vetingu CNA

2020-ta do të jetë viti i gjyqtarëve dhe prokurorëve e Tiranës. Këtë vit do të vendoset e ardhmja e tyre profesionale nga Vettingu. Gjeografia e listës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nis me prokuroritë dhe gjykatat  rretheve , për të përfunduar në Tiranë.

Nisur nga pasuritë që ata deklarojnë edhe pa përllogaritje të detajuara, shikohet qartë kush e kalon Vettingun e kush jo.

Një zbardhje dhe vëzhgim të pasurisë CNA.al ka bërë për prokurorin e Tiranës, Erion Pano, ku rezulton se të ardhura ka disa punë të bashkëshortes, nga qiraja e një objekti si dhe sigurisht nga paga e tij, me të cilat ka blerë disa patundshmëri.

Në vitin 2003, Pano, deklaron një banesë private me sipërfaqe 320m2, si trashëgimi nga gjyshi dhe bono thesari me vlerë 0.5 milion lekë.  Ndryshime ka në vitin 2006, kur deklaron kursime në shumën 700 000 lekë dhe në vitin 2007 kur ka blerë bono thesari me vlerë 700 000 lekë.

Në vitin 2008, përveç kursimeve nga paga e tij dhe e bashkëshortes e cila bën disa punë njëherësh, ai deklaron një truall me sipërfaqe 257 m2. Në të njëtij vit ai deklaron e ka shpenzuar për rinovimin e banesës,400 000 lekë të marra kredi si dhe thotë se ka marrë hua, 10 000 euro,  Astrit Veliaj, ish deputet i PD-së. Këtë hua ai deklaron se ka shlyer në vitin 2014.

Du vite më vonë, në  2010-ën, prokurori ka blerë një apartament banimi 92.8 m2, për të cilin ka paguar 25 000 euro. Vleta totale është 61 000 euro. Në vitin 2011 ai deklaon të ardhura nga dhënia me qira e truallit për treg fruta perimesh në shumën 170 000 lekë. Ndër vite kjo shumë është shtuar deri në 960 000 lekë.

Ndërkohë ai deklaron dhe një tjetër hua në shumën 3 000 lekë, të cilën e ka shlyer në vitin 2016.

Prokurori Erion Pano, për vitin 2016, deklaron blerjen e dy garazheve dhe të një makine.

Në vitin 2017, rezulton se bashkëshortja e tij është ?mbytur?, nga llogaritë bankare, ndërsa një vit më vonë deklaron blerjen e një automjeti të përdorur Ford Kuga, me vit prodhimi 2015 me vlerë 17 500 euro. Ai thotë se këtë automjet e ka blerë me kredi. Shuma e financuar nga banka është 14 000 euro. Detyrimi i shlyer në vitin 2018 është 3 819 euro, ndërsa i pashlyer 11 331 euro. Ndërkohë vazhdon të shtojë shumat në gjendjen e llogarisë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Erion Pano.

Viti 2003

Banesë private me sip 320m2, trashëgimi nga gjyshi.

Bono thesari me vlerë 0.5 milion lekë, të ardhura të krijuara nga familjarët.

Të ardhura nga paga në shumën 0 448 milion lekë.

Të ardhura nga paga e Kristo Panos në shumën 1 626 milion lekë.

Të ardhura nga paga e Mariana Panos në shumën 0 348 milion lekë.

Të ardhura nga paga e Doriana Panos, 0,36 miliona lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga në shumën 705 252 lekë.

Honorare në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga interesat bankare të bonove të thesarit në shumën 43 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 540 000 lekë.

Viti 2005

Bono thesari me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në shumën 775 819 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 624 000 lekë.

Viti 2006

Kursime në shumën 700 000 lekë.

Kursime të depozituara në bono thesari, në shumën 400 000 lekë.

Kursime nga paga në bono thesari në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 829 926 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 501 600.

Viti 2007

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 492 019 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 328 186 lekë.

Blerë bono thesari me vlerë 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 869 564 lekë.

Të ardhura nga E.Pano nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 534 868 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 75 600 lekë.

Të ardhura nga interesi bankar i bonove të thesarit në shumën 132 186 lekë.

Viti 2008

Kursime nga paga në shumën 450 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 350 000 lekë.

Truall me sip 257 m2.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 907 307 lekë.

Të ardhura nga E.Pano nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 509 704 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 206 100 lekë.

Të ardhura të E. Panos nga Minsitria e Financav, në shumën 27 000 lekë.

Rinovim i banesës, me kredi bankare, 400 000 lekë.

Kontratë huamarrje në shumën 10 000 euro, pa interes.

Viti 2009

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 400 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 966 183 lekë.

Të ardhura nga E.Pano si juriste nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 637 593 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 245 000 lekë.

Të ardhura të E. Panos nga Minsitria e Financave, në shumën 65 000 lekë.

Interesa nga bonot e Thesarit, në shumën 20 000 lekë.

Kontratë kredie, 400 000 lekë. Shlyer shuma 200 400 lekë, ndërsa pashlyer 279 600 lekë.

Kontratë huamarrje në shumën 10 000 euro, pa interes.

Viti 2010

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 320 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 320 000 lekë.

Ap banimi 92.8 m2, paguar 25 000 euro. Vleta totale është 61 000 euro.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 879 665 lekë.

Të ardhura nga E.Pano si juriste nga Agjencia e Trajtimit të kredive në shumën 177 711 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 623 800  lekë.

Të ardhura të E. Panos nga Minsitria e Financave, në shumën 53 082 lekë.

Kontratë kredie, 400 000 lekë. Shlyer shuma 199 199 lekë, ndërsa pashlyer 98 401 lekë.

Kontratë huamarrje në shumën 10 000 euro, pa interes.

Viti 2011

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 50 000 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 50 000 lekë.

Ap banimi 92.8 m2 me vlerë totale është 61 000 euro. Likuiduar tërësisht.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 889 651 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 532 800 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 170 000 lekë.

Kontratë kredie, 400 000 lekë. Shlyer shuma 98 401 lekë. Ka përfunduar.

Kontratë huamarrje me vlerë 3 000 000 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 973 068 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 538 200 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Kontratë huamarrje 10 000 euro. Marrë nga Erion Pano, Astrit Veliajt, në vitin 2008. Janë dhënë 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 2 000 euro. Shtyrë likujdimi i plotë.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 500 000 lekë, ndërsa pa shlyer 2 500 000 lekë.

Viti 2013

Kursime nga paga e subjektit deklarues, në shumën 91 458 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 153 086 lekë.

Kursime nga paga të E.Panos në shumën 169 84.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 061 082 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 346 950 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në një universitet të dytë, në shumën 153 086 lekë.

Të ardhura nga paga nga Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit, në shumën 73 440 lekë.

Kontratë huamarrje 10 000 euro. Marrë nga Erion Pano, Astrit Veliajt, në vitin 2008. Janë dhënë 1 000 euro dhe papaguar 10 000 euro.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 700 000 lekë, ndërsa pa shlyer 1 800 000 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 302 437 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 294 750  lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Të ardhura nga punimi shkencor i Kristo Panos në shumën 100 000 lekë.

Kontratë huamarrje 10 000 euro. Marrë nga Erion Pano, Astrit Veliajt, në vitin 2008. Shlyer tërësisht.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 1 200 000 lekë, ndërsa pa shlyer 600 000 lekë.

Viti 2015

Kursime nga paga dhe qiramarrja në shumën 500 000 lekë.

Kursime nga paga e bashkëshortes në shumën 533 491 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 315 243 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 294 146 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga një kompani në shumën 533 491 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 900 000 lekë.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer 500 000 lekë, ndërsa pa shlyer 100 000 lekë.

Viti 2016

Garazh me sip 18.20 m2, në Tiranë, me vlerë 325 000 lekë.

Garazh me sip 18.30 m2, në Tiranë, me vlerë 325 000 lekë.

Blerë autoveturë të përdorur në emër të bashkëshortes në shumën 180 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, në shumën 1 080 498 lekë.

Kursime nga paga si prokuror dhe qiramarrja në shumën 700 000 lekë.

Gjendje e llogarisë së bashkëshortes në shumën 407 838 lekë.

Gjendje e llogarisë së pagës të subjektit deklarues në shumën 900 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 387 640 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 505 219 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga një kompani në shumën 1 059 173 lekë.

Kontratë huamarrje, 3 000 lekë. Shlyer tërësisht.

Viti 2017

Hapur llogari kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 9 000 euro.

Shtuar në llogarinë e kursimit të bashkëshortes, shuma 2 000 euro.

Llogari kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 2 000 euro.

Llogari kursimi në emër të bashkëshortes në shumën 2 000 euro. Shtuar në gjendjen e llogarisë së pagës së bashkëshortes, shuma 1 002 417 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, shuma 106 798 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, shuma 878 lekë.

Gjendja cash ne banesë, 30 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 223 317 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 616 577 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga një kompani në shumën 1 057 417 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 960 000 lekë.

Viti 2018

Automjeti i përdorur Ford Kuga, me vit prodhimi 2015 me vlerë 17 500 euro.

Shtuar, llogari kursimi në emër të bashkëshortes, shuma 4 000 euro.

Shtuar, llogari kursimi në emër të bashkëshortes, shuma 6 000 euro.

Shtuar, gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 222 936 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortes, 313 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së subjektit deklarues, shuma 196 lekë.

Gjendja cash ne banesë, 20 000 lekë.

Të ardhura nga paga të subjektit deklarues në shumën 1 169 206 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes si pedagoge e jashtme në shumën 607 781 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si eksperte ligjore nga një kompani në shumën 1 153 408 lekë.

Dhënie me qira, të truallit, për treg fruta perimesh në shumën 960 000 lekë.

Kontratë qiraje financiare me objekt blerje automjeti Ford Kuga. Shuma e financuar nga banka është 14 000 euro. Detyrimi i shlyer është 3 819 euro, ndërsa i pashlyer 11 331 euro.

Tatim mbi të ardhurat individuale për dhënien me qira të një objekti, në shumën 144 000 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga