LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE/ Rama: Moment i jashtëzakonshëm

9 Janar 2020, 09:25, Politikë CNA
Shqipëria merr zyrtarisht kryesimin e OSBE/ Rama: Moment i

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në ceremoninë e marrjes nga Shqipëria të kryesimit të OSBE-së.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, theksoi se gjatë kësaj kohe, do të ketë në fokus përpjekjet kolektive për të trajtuar sfidat e përbashkëta.

Po ashtu, Rama është kthyer pas në kohë, ndërsa u shpreh se ?Duke folur për shoqërinë e mirë më lini të sjell në vëmendje se 45 vite më parë kur u themelua OSBE, Shqipëria ishte një shoqëri e izoluar dhe e nxitur nga urrejtja kundër lirisë.

Shqipëria ishte i vetmi vend europian që refuzoi të ishte pjesë e OSBE, por edhe denoncoi krijimin e saj si një shprehi e degjenerimit moral?.

Më tej, kreu i qeverisë e cilësoi si një moment të jashtëzakonshëm, kryesimin e OSBE, ndërsa shtoi se ndryshimi i Shqipërisë në këto vite nuk do të kishte qënë i mundur pa ndihmën dhe rolin e OSBE.

?Kryesimi i OSBE është një moment i jashtëzakonshëm. Ndryshimet në Shqipëri në këto vite do të ishin të pamundura pa ndihmën dhe rolin e OSBE. Në rrugëtimin sfidues të Shqipërisë, OSBE ka pasur rol thelbësor.?-deklaroi Rama.

Lajmet e fundit nga