web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenca e OSBE nga Shqipëria/ Dade kritikë të fortë: Drejtohet nga një çunak pa përvojë dhe arrogant

8 Janar 2020, 20:18, Politikë CNA

Ish deputetja socialiste, Arta Dade, e ftuar në studion e Ora News, ka folur për diplomacinë në Shqipëri, duke u ndalur tek presidenca e OSBE-së, që vendi ynë ka marrë me fillimin e këtij viti, dhe si po e menaxhon këtë detyrë Edi Rama.

Dade u shpreh se Shqipëria është bërë më pasive në rajon dhe se faktori shqiptar duhet të rifitojë rëndësinë e tij.

?Është një diplomaci më tepër pasive sesa aktive, kemi humbur kartën më të fortë në politikën e jashtme, atë rajonale. Shqipëria ka qenë vendimtare për veprime në rajon, mirëpo vende të tjera po marrin avantazhin dhe Shqipëria po e humbet këtë kartë. Mirëpo faktori shqiptar duhet të jetë i rëndësishëm?.

Ish deputetja socialiste ka kritikuar Kryeministrin e Shqipërisë duke e cilësuar si arrogant dhe duke dyshuar kështu në menaxhimin që ky i fundit do t?i bëjë presidencës së OSBE-së. Duke vijuar kritikat mbi qeverisjen e Ramës, Dade theksoi se të paktën me presidencën e OSBE-së, duhet të tregohet më modest.

?Në Shqipëri kanë ndodhur nonsense në shumë drejtime, ka defekte të jashtëzakonshme dhe kam menduar se vendi nuk po qeveriset. Uroj që Shqipëria të ketë një presidencë të suksesshme në OSBE edhe pse është e vështirë. Kjo do të drejtohet nga një çunak pa përvojë dhe me arrogancë të shtuar këtë vit. Le të shpresojmë që ekipi që është  formuar  do të jetë i angazhuar, me ndihmën edhe të vendeve të tjera. Shpresoj që të jemi më modestë në këtë presidencë. Dimensionin e mesdheut duhet ta drejtojë Shqipëria. Kaq informacion të kufizuar ka Kryeministri e quajti OSBE organizatë ndërkombëtare por është rajonale ku luan një rol shumë të rëndësishëm Rusia?, u shpreh Dade.

 





Lajmet e fundit nga