web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk i pëlqyen dhomat në hotelin luksoz/ Amerikania “ngre në këmbë” policinë dhe Ambasadën

6 Janar 2020, 18:47, Aktualitet CNA

Një situatë aspak të këndshme ka kaluar një shtetase amerikane në Shqipëri, rasti i së cilës i ka kaluar tashmë Prokurorisë.

Në mesin e muajit dhjetor, konkretisht në datën 11, amerikania Ledi B. është përpjekur të ndryshojë bravën e derës së banesës dhe për të qenë e qetë dhe e sigurtë, shkoi në një prej hoteleve më luksoze të Tiranës, deri në zgjidhjen e situatës.

Atë e kishin akomoduar në një dhomë, por nuk ishte ndjerë e qetë, pasi çarçafët e shtratit ishin me njolla të zbehta duke i shkaktuar kruarje dhe alergji.

Recepsionistja i kishte ofruar një tjetër dhomë amerikanes, por sipas Top Channel, ajo sërish nuk ishte ndjerë e sigurt, pasi kishte një derë lidhëse me një dhomë tjetër.

Ledi B. kishte kërkuar ndihmën e shefit të sigurisë, por as dhoma e tretë nuk i ishte dukur komode. Pas kësaj, shtetasja amerikane ka njoftuar policinë dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë, për situatën në të cilën ndodhej.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, e cila po heton se çfarë i shkaktoi pasiguri Ledi B./ CNA.al





Lajmet e fundit nga