web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kulluri analizon ndërhyrjen e Trump në Lindjen e Mesme/ Ja çfarë parashikon ai

5 Janar 2020, 10:15, Aktualitet CNA

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri thotë se një nga tiparet themelore të politikës së jashtme konservatore është Vetëpermbajtja!

Sipas Kullurit, rezultoi se ndërhyrja masive ushtarake me trupa në Irak dhe ?pranvera arabe? jo vetëm që nuk eksportuan modelin e demokracive liberale por prodhuan më shumë pështjellim dhe kaos në lindjen e mesme dhe ?vendet e Magrebit?!

?Jo vetëm kaq, por fatura financiare ka qenë shumë e lartë për SHBA, pa patur ndonjë rezultat të dëshiruar. Siç e pranoi dhe Fukuyama pas botimit të ?Fundi i Historisë?, Afganistani nuk mund të instalonte një demokraci perendimore për shkak të kultures dhe gjendjes së shoqërisë tribale! Qe do të thotë se ëndrra për ?për një demokraci liberale? dështoi me sukses. Dhe kjo mungese realizmi i ?neo liberalizmit? çoi dhe në ndarjen e Ukrainës dhe dështimin në Gjeorgji?, shkruan Kulluri.

Më tej ai shprehet se qeveritë e drejtuara nga liberalët përfshi dhe ato evropiane provokuan Rusinë e cila të paktën është një fuqi rajonale, duke e nxjerrë nga kufijtë e saj në sy vendet që ajo i konsideron në ?sferën e saj të influencës?!

?Rezultati dihet! Dhe ndërkohë u la hapësirë bosh në rajone me rëndësi të madhe si Ballkani për SHBA dhe BE, ku ndërhyrja Ruse e Kineze përmes investimeve të hapura apo kamifluara, dezinformacionit dhe korruptimit të elitave tashmë është fakt. Nuk ka aleat më të madh për fuqitë joperendimore sesa elitat e korruptuar që prodhojnë qeverisje oligarkike?, shkruan Kulluri.

Sipas tij tashmë që administrata Trump po ndërhyn në mënyrë racionale dhe proporcionale në lindjen e mesme, liberalet prapë janë kundër pa folur asnjë fjalë për kaosin që prodhuan.

? Dhe ?lemshin? duhet ta zgjidhin ata që drejtojne, pra administrata aktuale! Goditja e Al Bagdatit dhe e Soulejmanit kanë qenë ndërhyrje inteligjente per të ?futur ne cep? ISIS dhe Iranin! Garantimi i sigurisë për vendet e Golfit dhe Balkanin është shqetësimi i vetëm i administratës Trump! Se c?do ndodhe askush nuk e di, por rezultatet me kosto të ulet quhen ?eficense?! Për me teper që investimi për një marrëveshje për njohjen e Kosovës nga Serbia janë të qarta. Presioni i Ëashingtonit ndaj drejtuesve të Serbisë dhe Kosoves eshte i dukshëm?, shkruan më tek Kulluri.

Ai shprehet se nuk është rastësi as marrja në përdorim e bazës ajrore të Kuçovës nga NATO e as mundësia për instalimin e mundshem në Pashaliman.

?Mbështetja tek vendet mike tradicionalisht të hapësirës shqiptare ish vendet komuniste në kufi me Rusinë si vendet e Balltikut apo Polonia janë shenje e qartë e një politike të re të jashtme! Mbeshtetja tek ?vendet kushinete?, te cilat mund të frenojnë përparimin e kërcënimit lindor! Fitorja e Trump në zgjedhjet e ardhshme do ishte një lajm i shkëlqyer për sigurinë në evrope, ballkan e lindjen e mesme. Dhe duket se fitorja është e sigurt duke parë dështimin e demokrateve me impeachmentin, ekonominë në rritje në SHBA dhe një politikë të jashtme me rezultate të pritshme konkrete dhe mbi të gjitha me një çmim minimal jetësh dhe burimesh financiare amerikane?, përfundon Kulluri./CNA.al





Lajmet e fundit nga