web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përkeqësimi i motit/ Anullohen udhëtimet e trageteve nga Bari në Durrës

5 Janar 2020, 12:25, Aktualitet CNA

Duke parë përkeqësimin e motit në ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se Porti i Barit është mbyllur.

Bëhet me dije se sot tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit.

Ndërkohë, porti i Durrësit është i hapur dhe është në gatishmëri.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së PërgjithshmeDetare, për arsye të mbylljes të portit të Barit do ndalohet nisja e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit të Barit.

?Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta?, thuhet më te në njoftim./CNA.al





Lajmet e fundit nga