web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Abuzimi me tenderat/ Bashkia e Devollit skualifikon nga gara ofertuesin me çmimin më të ulët

24 Dhjetor 2019, 10:19, Politikë CNA

Në datë 17 dhjetor 2019, Bashkia Devoll ka njoftuar shpalljen e fituesit të një tenderi për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve rurale nga dëbora.

Fondi limit për këtë tender ishte 9 036 256 (Nëntë milion e tridhjetë e gjashtë mijë e dyqind e pesëdhjetë e gjashtë lekë), pa tvsh.

Në garë për këtë tender ishin tre subjekte, të cilat kishin paraqitur ofertat e tyre.

Por, ajo që bie në sy është fakti se ndërkohë që tenderat kanë si qëllim që të gjendet ofertuesi me çmimin më të ulët, nuk ka ndodhur kështu me tenderin në fjalë të shpallur nga Bashkia e Devollit.

Fitues i tenderit është shpallur kompania “Neim Shpk”, e cila kishte ofruar 7 000 000  (7 milionë) lekë, pa tvsh.

Ndërkohë është skualifikuar nga gara një tjetër ofertues me çmim 4 940 000 (katër milion e nëntëqind e dyzet mijë lekë, pa TVSH./ CNA.al





Lajmet e fundit nga