web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rilindja po restauron epokën e Enverit”/ Tufa reagon për Haxhi Lleshin si "qytetar nderi"

23 Dhjetor 2019, 19:01, Politikë CNA

Ish Drejtori i Institutit për studimin e krimeve dhe pasojave të Komunizmit, shkrimtari dhe pedagogu Agron Tufa, ka reaguar kundër dhënies së titullit ?Qytetar nderi? nga Bashkia e Peshkopisë, për Haxhi Lleshin.

Tufa e ka quajtur tragjikomik dhe të turpshëm këtë akt, duke u shprehur se Lleshi ka qenë vegël e komunistëve serbo-jugosllavë gjatë kohës së komunizmit. Në vend të ?Qytetar nderi?, Haxhi Lleshi duhet të quhet ?qytetar turpi? sipas Agron Tufës, i cili së fundmi është larguar në Zvicër ku ka kërkuar azil politik për shkak se ka marrë kërcënime për detyrën që bënte në institutin përkatës.

?Haxhi Lleshi, ish vegël e komunistëve serbo-jugosllavë gjatë luftës së ashtuquajtur NÇL dhe Kryetar i Kuvendit Popullor gjatë rregjimit enverist, duhej të ishte kandidati i parë për “Qytetar turpi!”, tha Tufa.

Këshilli i Qarkut të Peshkopisë ka vendosur t?i akordojë titullin ?qytetar nderi? pas vdekjes Haxhi Lleshit, një nga themeluesit e Partisë Komuniste shqiptare, Kryetar i Kuvendit Popullor, Ministër i Brendshëm, Deputet gjatë gjithë periudhës së diktaturës dhe mbajtës i një sërë posteve të tjera.

Nisur nga ky akt dhe akte të tjera, sipas shkrimtarit Agron Tufa, epoka e ?Rilindjes?, duke ju referuar kështu qeverisë, po sjell reminishenca nga koha e Enverit, duke rindërtuar një regjim të ngjashëm.

?Po si duket, epoka e Rilindjes po na e restauron tërësisht rekuizitën komuniste të diktatorit Enver Hoxha!?, është shprehur Tufa në rrjetet sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga