web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mini-Shengeni/ Analisti: Rama hoqi Ditmir Bushatin se e kundërshtoi si ide

23 Dhjetor 2019, 21:03, Politikë CNA

Shkarkimin e ish-ministrit Ditmir Bushati, analisti Andi Bushati e ka lidhur edhe me kundërshtinë e tij ndaj marrëveshjes së Mini-Shengenit Ballkanik.

Analisti e konsideroi këtë marrëveshje si propagandë të bërë nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

?Thuhet se Mini-Shengeni po bëhet për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë ekonomike mes vendeve të rajonit. Por, po ta shikoni aty keni dy politikanë që deri para 6 muajve ishin ata që donin të zgjidhnin problemet e rajonin me shkëmbime kufinjsh?, tha Bushati, ndërsa përmendi shkarkimin e ish-ministrit, i cili njihet si një ndër socialistët që ka kundërshtuar Ramën herë pas here.

?Rama hoqi Ditmir Bushatin që e kundërshtoi si ide. Si mundet që këta dy politikanë na kthehen në profetë të heqjes së mureve etnike dhe shkrirjes së territoreve?, theksoi Andi Bushati/ CNA.al





Lajmet e fundit nga