web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ndikon kujdesi ndaj fëmijëve të vegjël, në shëndetin e tyre më vonë gjatë jetës?

15 Dhjetor 2019, 10:43, Blog CNA

Studiuesit po hulumtojnë nëse mungesa e kujdesit nga edukatorët dhe mësuesit gjatë viteve të para të jetës, ka një ndikim në gjendjen shëndetësore të fëmijëve më vonë. Një studim i ri, ka shqyrtuar 13 studime të mëparshme, të cilat eksploruan lidhjet ndërmjet kujdesit për fëmijët në sistemin parashkollor, në çerdhe dhe kopshte, apo nga kujdestarët e fëmijëve, dhe gjendjes së ardhshme shëndetësore, përfshirë 8 raporte që studionin dietën ushqimore, aktivitetin fizik, sjelljen sedentare, dhe një që përqëndrohej tek cilësia e gjumit.

Artikujt studimorë të shqyrtuar ishin nga Shtetet e Bashkuara, Australia, Franca, Japonia, Danimarka, Zelanda e Re dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe përfshinin midis 34-18.000 fëmijë të moshës midis 6-javësh dhe 5-vjeç.

Ekipi i studiuesve nga universitetet Laugborou dhe Kembrixh, në Britaninë e Bashkuar, dhe Universiteti Xhon Hopkins, në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se provat e kufizuara ekzistuese dhanë rezultate të përziera. Për më tepër, nuk kishte ndonjë eksplorim të thelluar të asaj që mund të jenë aspektet specifike të kujdesit ndaj fëmijëve nga njerëz të tjerë, përveç prindërve të tyre biologjikë, dhe që ndikojnë në këtë marrëdhënie në dietën ushqimore dhe aktivitetin fizik, siç është lloji i ofruesit (p.sh zyrtar ose joformal), dhe kohën që fëmijët i nënshtrohen një kujdesi të tillë (p.sh me kohë të plotë ose të pjesshme).

Studiuesit gjetën ?prova shumë të kufizuara?, që sugjerojnë se praktimi i disa llojeve të kujdesit ndaj fëmijëve, veçanërisht ndaj atij më jozyrtar, mund të jenë të lidhura me më pak ushqyerje me gji, por provat në lidhje me të gjitha rezultatet e tjera janë të përziera, dhe ndonjëherë kontradiktore.

Dr.Silvia Kosta, nga Shkolla e Sportit dhe Shkencave të Shëndetit (SSEHS), thotë se kërkohen më shumë studime dhe që të jenë të një cilësie të lartë, për të përcaktuar nëse kujdesi ndaj fëmijëve nga ata që nuk janë prindër të tyre, ndikon apo jo në dietën ushqimor, aktivitetin fizik, sjelljen sedentare dhe cilësinë e gjumit në jetën e mëvonshme.

Ajo thotë:?Ne e dimë që vitet e para, janë një moment kyç në jetën tone, si për zhvillimin apo edhe parandalimin e obezitetit, si dhe për krijimin e një diete ushqimore, modeleve të gjumit dhe zakoneve të shëndetshme të aktivitetit fizik.

?Ekzistojnë ndërkohë shumë studime, që sugjerojnë se një kujdes i dobët ndaj fëmijëve në institucionet prashkollore dhe shkollore nga edukatorët dhe mësuesit, shoqërohet me rritjen e mbipeshes tek fëmijët?- thekson ajo.

Duke pasur parasysh numrin e madh të fëmijëve të vegjël që kalojnë një kohë të caktuar nën kujdesin e edukatorëve, këto ambiente paraqesin një perspektivë premtuese për parandalimin e mbipeshes në nivelin e populates, dhe në inkurajimin e zakoneve të shëndetshme që në moshë të re.

Sidoqoftë, ky rishikim studimesh nxjerr në pah faktin që ne kemi nevojë për më shumë hulumtime, më së pari për të konceptuar qartë se cilat janë rrugët e mundshme, që lidhin kujdesin ndaj fëmijëve nga edukatorët dhe mësuesit, me sjelljet ndaj dietës ushqimore dhe aktiviteteve fizike, pasi fëmijët largohen nga këto ambiente.

Dhe së dyti për të përcaktuar nëse cilat aspekte, dhe sa ekspozimi ndaj një kujdesi të tillë nga fëmijët, mund të ndikojë në këto sjellje shëndetësore?. Dr.Kosta shtoi:?Kjo mund të kërkojë një mendim më të gjerë, mbi të gjithë sistemin e kujdesit ndaj fëmijëve në sistemin arsimor, që njihen gjithnjë e më shumë si të vlefshme për shëndetin publik. Nga ana tjetër, kjo do të ndihmojë në identifikimin e synimeve të mundshme për ndërhyrje, politika ose rregullore për të ndihmuar në përmirësimin e kujdesit ndaj fëmijëve në mjedise të tilla?./Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga