web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet vepra më e vjetër e artit në botë/ Kulturë në Indonezi para 44.000 vitesh

13 Dhjetor 2019, 20:11, Kosova & Bota CNA

Skena me gjueti kafshësh janë gdhendur në shpellat e Ishullit Sulawesi në Indonezi rreth 44,000 mijë vite më parë. Këto janë pikturat murale më të hershme në historinë e njerëzimit, të cilat dëshmojnë jo vetëm jetesën në atë periudhë, por edhe shenja kulture, pasi pikturat murale janë një formë arti.

Afresket e gjetura në ishullin e Indonizisë rezultojnë të jenë dy herë më të lashta se ato të Francës dhe Spanjës, duke shfaqur një pasqyrë unike të zhvillimit të qenieve njerëzore.

“Këto janë pikturat më të vjetra në shpella që janë gjetur në planetin tonë,” thotë arkeologu Australian Adam Broome nga Universiteti Griffith.

Gjahtarët antropomorfë në ndjekje të derrave të egër duket se janë vepra më e vjetër e artit në botë. Megjithëse trupat e gjahtarëve janë njerëzorë, njëri prej tyre duket sikur ka kokë zogu ndërsa tjetri ka bisht. Hibridet hasen në mitologjitë e çdo shoqërie dhe përshkrimi i tyre tradicionalisht është shoqëruar me okultizmin fetar./CNA.al





Lajmet e fundit nga