Zjarr në një fshat në Mirditë
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...
Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord, sipas një studimi vjetor të publikuar të mërkurën nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), i cili identifikon Kinën, Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin si vendet me numrin më të madh të burgosjeve të gazetarëve në botë.
“Për të katërtin vit radhazi, qindra gazetarë u burgosën në shkallë globale, ndërsa udhëheqësit autoritarë si Xi Jinping, Rexhep Tajip Erdogan, Mohamed bin Salman dhe Abdel Fattah el-Sissi nuk tregojnë shenja të zbutjes të kritikave ndaj mediave”, shënohet në studimin për burgosjet e gazetarëve në vitin 2019 të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, të sjellë nga radioja “Zëri i Amerikës”.
Edhe pse numri i gazetarëve të burgosur në të gjithë botën pati një rënie të lehtë në 2019, nga 253 në 245, organizata me seli në Nju Jork që ndjek lirinë e shtypit tha se numri i gazetarëve të akuzuar për raportim të “rremë” ose “lajme të rreme” vazhdon të rritet.
“Numri i gazetarëve të akuzuar për ‘lajme të rreme’ u rrit në 30, nga 28 që ishte vitin e kaluar,” thuhet në raport, duke shpjeguar se akuza, e përdorur më shpesh nga Egjipti, “ka patur rritje të ndjeshme që nga viti 2012, kur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) gjeti vetëm një gazetar në mbarë botën ndaj të cilit ishin ngritur akuza për lajme të rreme. Vitin e kaluar, vendet shtypëse, përfshirë Rusinë dhe Singaporin, miratuan ligje që kriminalizojnë botimin e “lajmeve të rreme?”, citon raporti.
Për herë të parë që nga viti 2015, raporti i këtij viti nuk e radhit Turqinë si një nga vendet me numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur në botë, pjesërisht sepse Ankaraja: “pasi kishte shtypur pothuajse të gjitha raportimet e pavarura, i liroi gazetarët në pritje të gjyqit ose apelit”.
Kina, e dyta në listë pas Turqisë si një nga mjediset më shtypëse të mediave në botë për vite me radhë, ka 47 gazetarë në burg, numër i ngjashëm me atë të vitit 2018, që kryesisht rezultoi nga përpjekjet e gazetarëve për të dokumentuar shtypjen në shkallë të gjerë të pakicave etnike, kryesisht të ujgurëve në provincën Xinjiang.
“Në një rast të kohëve të fundit, Sophia Huang Xueqin, një gazetare e pavarur, e cila më parë kishte punuar si gazetare investigative, u arrestua në tetor menjëherë pasi solli në blogun e saj përvojën e marshimit me protestuesit pro-demokracisë në Hong Kong,” thuhet në raport.
Arabia Saudite, “ku numri i gazetarëve të burgosur është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga viti 2011”, thuhet në raport, po mban të burgosur 26 gazetarë, mes pohimeve për torturë.
Numri në rritje i arrestimeve dhe abuzimeve të dokumentuara, thonë studiuesit e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, reflektojnë një goditje brutale të kritikëve nën Princin e Kurorës Mohamed bin Salman, të cilin zyrtarët amerikanë dhe ata të OKB-së e fajësojnë për vrasjen në tetor të vitit 2018 të kolumnistit të gazetës Washington Post, Jamal Khashoggi në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Princi i Kurorës saudite i tha emisionit “60 Minutes” të kanalit “CBS News”, në shtator, se pranon përgjegjësinë për vdekjen e gazetarit Kashoggi, por mohoi akuzat se vrasja është bërë me urdhër të tij. Shumica e 26 gazetëarëve të burgosur në Egjipt, thuhet në raport, u arrestuan dhe gjykuan në grupe, zakonisht për t’u përballur me akuza për terrorizëm dhe “lajme të rreme”.
Zyrtarët e qeverisë egjiptiane, ashtu si homologët e tyre në Turqi, Kinë, Rusi dhe Iran, zakonisht këmbëngulin se vënë në shënjestër vetëm gazetarët që synojnë të destabilizojnë vendet e tyre përkatëse. Raporti për vitin 2019 i Komitetit për Mbrotjen e Gazetarëve gjithashtu thotë se në Iran ka patur një rritje të burgosjes së gazetarëve në vitin 2019, ashtu si edhe në Rusi, e cila mban shtatë gazetarë të arrestuar.
“Nga 38 gazetarë të burgosur në Afrikën nën-Sahariane, pjesa më e madhe janë në Eritre”, thuhet në raport. Kameruni radhitet i dyti për nga numri i gazetarëve të arrestuar në kontinentin e Afrikës, ndërsa ka pasur një rënie të mbrojtjes së lirisë së shprehjes edhe në Etiopi dhe Nigeri.
Tre gazetarë janë burgosur në vendet e Amerikës Jugore, në Venezuelë, Honduras dhe në Kubë.
“Numri më i madh i gazetarëve të burgosur në një vit, që kur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve filloi t?i regjistronte rastet, ndodhi në vitin 2016 kur ishin burgosur 273 gazetarë“, thuhet në raportin vjetor të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve ku nuk përfshin gazetarët e zhdukur ose ata të mbajtur nga aktorë jo shtetërorë. Raporti përfshin vetëm gazetarët e ndaluar nga qeveritë deri më 1 dhjetor të vitit 2019.
Kompania Springfield me bazë në shtetin Afrikan Gana, njofto...
Protesta dhe demonstrata paqësore vijojnë të zhvillohen në q...
Aktivistja më e re për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet k...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u është kun...
Britania e Madhe, është përfshirë nga një mot i keq, me shi ...
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet ...
Gjashtë persona, mes të cilëve edhe një oficer policie, kanë...
Lituanezët kanë krijuar vullnetarisht një ushtri digjitale p...
Akuza formale janë hedhur tashmë kundër Presidentit të Shtet...
Nga: Bernd Riegert– Nuk ka si bëhet më mirë, duhet të ketë m...
Gjashtë emigrantë kanë humbur jetën nga i ftohti pranë kufir...
Një avion ushtarak në Kili i cili po fluturonte drej Antarti...
Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare në Gjermani ish kryebas...
Kryebashkiaku i qytetit Novi-Sad në Serbi, Milosh Vuçeviç, k...
Një avion ushtarak me 38 persona në bord është zhdukur në Ki...
Gjashtë persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Çeki,...
Për deklaratën e presidentit të Serbisë Alekandër Vuçiç se m...
Lideri i partisë Socialiste në Francë, Jean-Luc Melenchon, ë...
Restorantet në Arabinë Saudite nuk janë më të detyruara për ...
Një qelbës është ka habitur gjermanët, pasi është shfaqur du...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...