"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Ndërsa vitit 2019 po i vjen fundi, rreth 30 gazetarë deri në fund të këtij viti janë futur në burg në të gjithë botën me akuzën e “lajmeve të rreme” ose, siç quhen rëndom, “fake news”.
Në Shtetet e Bashkuara është bërë tashmë i zakonshëm arrestimi i personave për fake news, shkruan Washington Post. Në vendet e tjera të botës të tilla si Egjipti, Turqia, Somalia dhe Kameruni, akuza të tilla nuk përbëjnë habi dhe kanë një impakt shumë të ftohtë.
Grupet për të drejtat e njeriut në Egjipt shprehin se Presidenti i tyre Abdel Fatah al-Sissi po e tepron me sulmet kundrejt mediave, sulme të cilat po përkeqësohen dita ditës. 21 gazetarë kanë hyre në burg pasi kanë botuar kinse “lajme të rreme”, sipas të dhënave të CPJ. Në praktikë, avokatët e lirisë së shtypit thonë se arrestimet kanë rrjedhur nga një fakt i thjeshtë: Gazetarët kanë publikuar lajme të cilat Presidenti thjesht nuk i pëlqen.
Në Kamerun anglofonët po luftojnë për pavarësinë dhe të drejtat e tyre brenda një shteti frankofon dhe për këtë arsye 5 gazetarë janë futur në burg.
Në vitin 2012 kishte vetëm një gazetar në burg me akuza për lajme të rreme. Deri në vitin 2014, u bënë tetë. Pastaj erdhi viti 2016, kur filloi ngritja më dramatike, vit gjatë të cilit 16 gazetarë në të gjithë botën u burgosën me akuza për shpërndarje lajmesh të rreme. Në fund të 2019, numri u rrit në 27 të burgosur.
Gazetarja amerikane C. Radsch është shprehur se rritja e numrit të gazetarëve të burgosur i atribuohet përhapjes së internetit, i cili tradicionalisht ka qenë një mjet për përhapjen e lirë të shtypit, gjë që i ka bërë Qeveritë e shteteve kryesisht të prapambetura në aspektin demokratik, që të censurojnë dhe sulmojnë mediat. Si rezultat, shumë vende kanë miratuar ligje rreth lajmeve të rreme si një mënyrë për të ushtruar presion dhe për të kontrolluar informacionin që publikohet dhe shpërndahet në internet.
Në tetor të këtij viti, Malajzia vuri në fuqi një ligj që i përfshin lajmet e rreme në seksionin kriminalistik. “Në nëntor, Singapori për herë të parë vuri në fuqi ligjin e tij për lajmet e rreme gjë që ka detyruar akoma edhe qytetarët të ndryshojë postimet e tyre në Facebook . Gjithashtu, po në nëntor, në Nigeri kanë shpërthyer protesta kundër një projektligji që do të lejonte policinë të arrestojë njerëzit, postimet e të cilëve mendohej se kërcënojnë sigurinë kombëtare ose zbehin besimin e popullit tek qeveria”, raportoi Danielle Paquette për Washington Post.
Donald Trump është shprehur për Presidentin egjiptian Abdel Fatah al-Sissi se është ?diktatori i tij i preferuar?. Ky i fundit ka vënë fuqi një ligj që kriminalizon praktikat e zakonshme gazetareske. Për shembull, gazetarët që botojnë informacione për ushtrinë përveç informacioneve që publikon vetë qeveria, mund të përfundojnë të mbyllur në burg për “fake news”.
Avokatët e shtypit thonë se ligjet për lajmet e rreme, apo ?paketat anti-shpifje? janë më shumë një mjet për të shtypur median sesa për të nxitur një mjedis më transparent në internet./Përshtatja dhe titulli nga CNA.al
Skena me gjueti kafshësh janë gdhendur në shpellat e Ishulli...
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes dhe fituesi i zgjedhjeve në ...
Sindikatat e shëndetësisë dhe të arsimit në Kosovë u hodhën ...
Menjëherë pasi u mor vesh se partia Konservatore me në krye ...
Në samitin e BE-së krerët e shteteve dhe qeverive ranë në uj...
Në zgjedhjet parlamentare në Britaninë e Madhe, partia konse...
Matteo Salvini, udhëheqësi i Partisë Lidhja e Veriut, një fo...
Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte sh...
Australia është përfshirë nga mot i keq, me reshje dhe stuhi...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka takuar so...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e princit nga E...
Në lidhje me vrasjen e dyshuar si vrasje me porosi të një gj...
Një pikturë e artistit të njohur Gustav Klimt, e zhdukur 22 ...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë, të shkallës Rihter është ...
Përgjatë një hulumtimi të ri ndërkombëtar të natyrës shkenco...
Numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave ...
Kompania Springfield me bazë në shtetin Afrikan Gana, njofto...
Protesta dhe demonstrata paqësore vijojnë të zhvillohen në q...
Aktivistja më e re për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet k...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u është kun...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...