web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detaje nga vrasja në Kavajë/ Si e qëlloi me armë pronari i lokalit të riun në pallatin e Marsida Qatjas

9 Dhjetor 2019, 20:09, Kronika CNA

Dalin detaje të reja nga vrasja e të riut në Kavajë.

Sipas “News 24” ngjarja ka ndodhur në pallatin ku banon Marsida Qatja dhe 29-vjeçari M.Ismailaj, u qëllua me armë gjahu nga pronari i lokalit. 60-vjeçari Xhevdet Leçini është konfliktuar me të riun për shkaqe ende të paditura, ndërsa ka nxjerrë armën dhe e ka vrarë në vend.

Të dy personat raportohet se kanë qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa  trupi i pajetë i Ismailajt është transportuar drejt Spitalit të Durrësit. 29-vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi ka qenë me precedentë penalë të mëparshëm.

Sakaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.

“Rreth orës 18:20 në lagjen nr 2 Kavajë për motive të dobëta, gjatë një konflikti të çastit nën efektin e pijes alkoolike shtetasi XH. L.,60 vjeç ka vrarë me armë gjahu të cilën e posedonte me leje shtetasin M. I.,29 vjeç.

Shtetasi XH. L ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes?, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga