web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U rrëzua në greminë/ Efektivi i RENEA-s në gjendje të rëndë

9 Dhjetor 2019, 10:45, Kronika CNA

Detaje të reja kanë dalë lidhur me efektivin e RENEA-s i cili është rrëzuar në greminë mëngjesin e sotëm.

Mësohet se Bledar Beluli është në gjendje të rëndë pasi ka dëmtuar dorën, legenin dhe këmbët.

Bëhet me dije se efektivi nuk ishte në detyrë në momentin që u rrëzua në greminë , por ishte me miqtë e tij për alpinizëm.

Ndërkohë prej disa orësh pritet ndërhyrha nga ajri për të bërë të mundur nxjerrjen nga gremina të efektivit.

Mësohet se Beluli ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash./CNA.al





Lajmet e fundit nga