web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

60 vjeçari i dehur vret me armë gjahu të riun, identifikohet 26-vjeçari

9 Dhjetor 2019, 17:54, Kronika CNA

Identifikohet i riu, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme gjatë të shtënave me armë në Kavajë.

Mësohet se viktimë ka mbetur 26-vjeçari M.Ismailaj, ndërkohë nga informacionet paraprake, raportohet se autori Xhevdet Leçini ka qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Pas një konflikti të çastit, Leçini ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje të riun, trupi i pajetë i të cilit është transportuar drejt Spitalit të Durrësit.

Sakaq, policia ka shoqëruar autorin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga