web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Krimeve të Rënda

9 Dhjetor 2019, 13:12, Kronika CNA

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Liljan Baku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në kërkesën e paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, gjyqtarja Baku deklaron se arsyet e dorëheqjes janë personale.

Mësohet se Baku, në letrën e dorëheqjes sqaron se në të ardhmen do të angazhohet në një biznes privat e për këtë shkak s?mund të vijojë me karrierën në gjyqësor.

KLGJ pritet ta shqyrtojë kërkesën e saj në seancën plenare të datës 10 dhjetor, pak ditë përpara se të bëjë emërimin e përkohshëm të gjykatës së posaçme, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Liljana Baku është gjyqtarja e Krimeve të Rënda, që ka dhënë vendime për çështje tejet të ?nxehta? penale.

Gjyqtarja Baku ka dhënë vendim për burgim 126 vjet për ?grupin terrorist? të Imamëve.

Kujtojmë se gjatë leximit të vendimit nga kryesuesja e trupës gjykuese, gjyqtarja Liljana Baku, ata i janë drejtuar me fjalët: ?Shumë shpejt do ta merrni dënimin?.

Gjithashtu e njëjta gjyqtarja Baku, ka marrë vendimin kundër nipit të diktatorit Hoxha, i kapur në krimin e prodhimit dhe trafikimit të drogave të rënda.

CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e gjyqtares Lilujan Baku, të cilën mund ta lexoni në linkun më poshtë./ CNA.al

Gjyqtarja e “dosjeve të nxehta”/ Si ka ndryshuar në 15 vite pasuria e Liljana Bakut





Lajmet e fundit nga