LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është shkrimtarja me origjinë shqiptare që kandidon për kryeministre të Libanit

7 Dhjetor 2019, 20:22, Kosova & Bota CNA
Kush është shkrimtarja me origjinë shqiptare që kandidon

Shkrimtarja shqiptare Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) do të kandidojë për postin e kreryministrit të Libanit.

Ghada Arnaut është një zë i fuqishëm dhe kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

Arnauti ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme.

Arnauti është një shkrimtare e njohur në Liban, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Gjatë viteve të fundit Xhada Arnauti ka qenë larguar në ekzil në Kanada.

Kandidatura e saj është nominuar nga koalicioni i ri qeverisës dhe se ajo do të kthehet në Liban për të qeverisur të rinjtë që kanë pushtuar rrugët e Bejrutit.

Libani ka patur disa figura të njohura me origjinë shqiptare, si guvernatori i Libanit gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, rilindasi Pashko Vasa, teologu i njohur fetar Abdylkader Arnauti apo studiuesi i teologjise islame, Shejh Albani.

 

 

 

Lajmet e fundit nga