Kosova bojkoton Ceremoninë Nobel/ Pacolli: Pres nga ambasadori shqiptar të njëjtin veprim
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet ...
Ministri i Brendshëm gjerman do të zgjasë për një kohë të pacaktuar kontrollet e rrepta në kufirin gjerman. Kjo gjë do të rrisë edhe presionin politik në nivel evropian për të modernizuar sistemin e azilit.
Në një konferencë në Berlin ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, mbrojti forcimin e kontrolleve kufitare, të cilat kanë nisur në fillim të nëntorit dhe kërkoi zgjatjen pa afat të tyre. Policia ka të drejtë të kontrollojë personat dhe automjetet direkt në kufi dhe deri 30 km larg tij.
Qëllimi kryesor, tha Seehofer, është të gjenden personat, të cilët me gjithë refuzimin e kërkesës për azil duan të hyjnë përsëri në Gjermani. Bujë bëri rasti i udhëheqësit të klanit libanez, Ibrahim Miri, i cili megjithëse ishte dëbuar, u kthye sërish në tetor përsëri në Gjermani ilegalisht.
Shumë shpesh kemi gjetur ato që kërkonim
Kontrollet e zgjeruara kufitare kryen tashmë prej 27 ditësh, u tha në Berlin. Gjatë këtyre ditëve është penguar hyrja në vend e 178 personave, tha Seehofer. Në këto kontrolle policia shpesh “ka gjetur ata që kërkonte?, deklaroi Presidenti i Policisë Gjermane, Dieter Romann. Gjithsej janë bërë më shumë se 100.000 kontrolle.
Romann bëri një listë të gjatë të zbulimit të delikteve të tjera gjatë këtyre kontrolleve: Për shembull janë kapur 1 177 persona, që ishin shpallur në kërkim. Ka patur 1235 shkelje të së drejtës së qendrimit, 406 zbulime droge, 205 shkelje të ligjit të mbajtjes së armëve, 47 falsifikime dokumentesh dhe 19 persona me sfond politik ekstremist.
“Goditjet” më të mëdha raportohen nga kufiri me Austrinë dhe Francën. Për shkak të këtyre shifrave të larta “prezenca e fortë e policisë është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, tha Seehofer dhe shtoi: “Siguria e brendshme fillon në kufij”.
Presidenti i Policisë gjermane theksoi edhe një tjetër pikë: Burgjet, sidomos me pikat grumbulluese të paradëbimit, janë mbushur shpejt. Në mbarë vendin ekzistojnë 577 pika të tilla paradëbimi. Prej kohësh kjo ishte kritikuar shumë pak. Sipas Roman momentalisht janë 248.000 persona për t’u larguar nga Gjermania.
Partia ambientaliste (Të Gjelbrit) e cilësoi “farsë? bilancin e Seehoferit. “Me bilancin e tij për kontrollet ministri mashtron popullsinë se është duke forcuar sigurinë dhe me kontrollet e vazhdueshme kufitare rrezikon unitetin evropian të krijuar në dekada.?, tha ekspertja e të Gjelbërve për politikën e brendshme, Irene Mihalic.
Kontrollet kufitare duhet të qëndrojnë
“Kontrollet inteligjente kufitare”, siç i quajti Seehofer, do të mbahen në fuqi “derisa të jetë garantuar mbrojtja e kufijve të jashtëm në Bashkimin Evropian”. Se si do të konstatohet kjo, Seehofer nuk e tha.
BE vendosi në fund të tetorit, që ta zgjerojë agjencinë e mbrojtjes së kufirit të BE-së Frontex në 10 000 punonjës. Kohët e fundit numri i hyrjeve ilegale në BE është ulur përsëri (shiko grafikun).
Prej vitesh Gjermania përpiqet që të bëhen përmirësime në sistemin e azilit në nivel evropian. Deri tani sukseset kanë qenë modeste. Së fundi Seehofer u përpoq të bindë partnerët e tjerë në BE, që të kenë një normë fikse të pranimit të refugjatëve, që vijnë me anije nga Mesdheu. Vetëm pak shtete pranuan. Një shembull tjetër: Seehofer kerkonte që refugjatët të kontrolloheshin në “qendra mbërritjeje” në periferi të BE-së. Por nuk gjeti partnerë në Ballkan apo në Afrikën Veriore që të bashkëpunonin për këtë. Edhe sistemi europian i azilit, e ashtuquajtura Marrëveshje e Dublinit konsiderohet si e vjetruar ? reforma dështoi.
Shumë shpresa drejtohen tani tek Presidentja e re gjermane e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen. Përveç kësaj Gjermania në vitin 2020 është presidente Këshillit të BE-së. Seehofer shprehu besimin e tij se do të mund të arrihen përparime në këtë kuadër. Sërish ministri i Brendshëm gjerman promovoi modelin e tij që të vendoset në kufijtë e jashtëm, se kush ka shanse për azil dhe kush duhet të kthehet atdhe.
Gjermania ndihmon shtetet e tjera
Seehofer u drejtoi vendeve të BE apelin, që kontrollet e reja kufitare në Gjermani të jenë ?standarde për të gjitha vendet e Shengenit”, pra për zonën evropiane, ku evropianët mund të lëvizin lirshëm. I pyetur nga DW, Seehofer saktësoi se ?do të shfrytëzojë çdo mundësi, për të biseduar me partnerët e BE”.
Gjermania vazhdon të ofrojë personel dhe asistencë teknike. Kështu një numër i madh i kamerave termike do t?i dërgohen Kroacisë pas kërkesës së saj. Edhe me Bosnjën ka një bashkëpunim, veçanërisht për të përmirësuar situatën humanitare të refugjatëve./ DW
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme për Kosovën, Behgjet ...
Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar John M...
Presidenti francez, Emannuel Macron, përsëriti në Londër qën...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi të premten Bash...
BE ka është treguar e ashpër me presidentin serb Aleksandër ...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të premten akuzë kundë...
Disa të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në...
Angela Merkel zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Aush...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën, pas ta...
Nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja e kësaj partie për krye...
14 shqiptarë janë arrestur në tentativë për të hyrë në Angli...
Një video virale e shpërndarë me shpejtësi në rrjetet social...
Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, punonjës të ambasadës...
Mbrojtja e klimës është një nga temat më të rëndësishme në b...
Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut takimi i NATO-s në Londë...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, ...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj 6 ...
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Musta...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ukrainën, ku është vrarë me...
Nga Maxim Samorukov “Carnegie.ru”Serbia është përfshirë ndër...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...