LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

7 Dhjetor 2019, 16:48, Kosova & Bota CNA
Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

Një autobus me studentë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar paraditen e sotme në Serbi.

Mediat maqedonase raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur në rrugën Bllacë-Belolin, në afrësi të Kopaonikut të Serbisë, për shkaqe ende të panjohura.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bën me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur 26 studentë, 18 prej të cilëve janë duke marrë akoma mjekim në spital.

Gjithashtu raportohet se një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

?Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. Nga MPB e Serbisë jemi njoftuar se po këqyret vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk mund të jepen informacione më të detalizuara?, njofton MPJ e Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

Lajmet e fundit nga