web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shua nën rrënoja/ Ahmetaj flet për familjen Reçi: Me Edin njiheshim që në shkollë, kemi punuar në ministri

4 Dhjetor 2019, 20:48, Sociale CNA

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka rrëfyer se kishte njohje me kryfamiljarin e familjes Reçi e cila u shuna nën rrënojat që la pas tërmeti tragjik.

Ahmetaj tregon se me kryefamiljarin, Eduardin njihej që në shkollë dhe kishin punuar bashkë edhe në vitet 97-98 dhe miqësia e tyre ka vijuar ndër vite. Ai e cilësoi humbjen e kësaj familjeje por edhe dhjetëra njerëzve të tjerë një humbje të madhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

?Me të ndjerin Eduard, Eduardin njihemi që në shkollë. Kemi punuar në ?97-?98 në Ministrinë e Financave dhe Tatimeve dhe kemi pasur miqësi të vazhdueshme ndër vite. Humbje e madhe për familjet e tyre, shumë e madhe për gjithë psikologjinë shoqërore që rëndohet nga humbje njerëzish nga fatkeqësi natyrore që edhe në aspektin shkencor nuk mund të parashikohet?, deklaroi Ahmetaj në ?Real Story?./CNA.al





Lajmet e fundit nga