web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rifillimi i procesit mësimor/ Ministria e Arsimit publikon datat

4 Dhjetor 2019, 19:14, Sociale CNA

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ka dhënë njoftim lidhur me rifillimin e procesit mësimor në disa rrethe.

Sipas urdhërit të lëshuar nga MASR njoftohet se mësimi për Zyrat Arsimore Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë, Lezhë dhe Mirditë nis me datë 5 Dhjetor.

Ndërsa në Tiranë, Vorë, Durrës, Shijak, Krujë dhe Kurbin mësimi nis më datë 9 dhjetor.

Ndërkohë institucionet arsimore private nën juridiksionin e ZVAP, duhet të rifillojnë mësimin menjëherë pas marrjes së Akteve të Konstatimit nga DPAPT që konfirmojnë përdorimin e objekteve përkatëse./CNA.al





Lajmet e fundit nga