web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të rinjtë gatuajnë për banorët e prekur nga tërmeti/ Basha: Mirënjohje nga zemra

4 Dhjetor 2019, 16:02, Sociale CNA

Kreu i PD, Lulzim Basha shpreh mirënjohje për disa të rinj që po ndihmojnë banorët e Bubqit.

Basha bën me dije se të rinjtë kanë ngritur një kuzhinë dhe gatuajnë drekë dhe darkë për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe një sistem shpërndarje bashkë me veshje dhe ilace për familjet në këtë zonë.

?Mirënjohje nga zemra për të gjithë ata që kontribojnë sipas mundësive që së bashku si një familje e madhe duke ndihmuar njëri-tjetrin të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e njerëzve në emergjencë?, shkruan Basha./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga