web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditjet e tërmetit/ Qendra Sizmologjike Europiane jep lajmin e mirë për shqiptarët  

4 Dhjetor 2019, 10:49, Sociale CNA

Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët, në lidhje me goditjet e tërmetit në vendin tonë.

Sipas EMSC, shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter të mëngjesit të 26 nëntorit, ka ardhur duke u ulur.

EMSC thekson se aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal.

?Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal?, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.





Lajmet e fundit nga