web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës çertifikohet si godinë e sigurt/ Vijon puna normalisht

4 Dhjetor 2019, 14:50, Sociale CNA

Pas inspektimit të thelluar nga specialistët e Institutit të Ndërtimit rezulton se Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës nuk ka dëmtime në strukturë dhe është e sigurt.

Menjëherë pas konstatimit paraprak të dëmit nga tërmeti i datës 26 nëntor, godina është inspektuar nga specialistë të Institutit të Ndërtimit, të cilët vlerësuan nëvojën e një vlerësimi të thelluar mbi qëndrueshmërinë e godinës dhe sigurinë e saj.

Nga inspektimi i dytë i cili përfundoi ditën e sotme, ambientet e Drejtorisë Rajonale të Tiranës u vlerësuan të sigurta ndërsa ka nisur puna për riparimin e dëmtimeve në rifinitura.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Tatimore, gjatë këtyre ditëve, të gjitha shërbimet për tatimpaguesit janë ofruar pa ndërprerje në sportelet e shërbimit, në ambjentet e Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesit, Tiranë, pranë kryqëzimit të 21 Dhjetorit

Pas çertifikimit si godinë e sigurt, punonjësit po vijojnë sot punën në këto ambiente, me kufizimin e përdorimit të ashensorit.





Lajmet e fundit nga