web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ndihmë të të prekurve nga tërmeti/ Dërgon ndihma në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 13:53, Sociale CNA

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka dërguar drejt vendit tonë, dy maune me çadra, batanije dhe mjete të higjienës si dhe tetë ekspertë për fatkeqësi natyrore.

Në dy maunet e përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke janë ngarkuar 120 çadra me kapacitet prej 1.000 personash, 2.500 batanije dhe 1.000 pako të higjienës.

Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke gjithashtu ka bërë planifikimin e një pako urgjente të ushqimit për 2.500 persona.

Në këtë operacion humanitar ku do të marrin pjesë 8 ekspertë për fatkeqësi natyrore, në rast të nevojës, gjiithashtu do të jepet ndihmë shtesë nga depot e Delegacionit Bullgar të Gjysmëhënës./CNA.al





Lajmet e fundit nga