web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E dhimbshme/ Polici në krye të detyrës kthehet në shtëpi për të shpëtuar nënën e bllokuar nën rrënoja

26 Nëntor 2019, 13:13, Sociale CNA

Një rastësi e dhimbshme ka bashkuar në ditën e tërmetit një efektiv policie me fatin e nënës së tij, e cila ka mbetur e bllokuar në banesën e saj në Thumanë pasi u shemb si pasojë e tërmetit.

Efektivi i policisë është pjesë e skuadrës së shpëtimit të Forcave speciale që prej mëngjesit të sotëm janë dërguar në Thumanë për të shpëtuar banorët e bllokuar.

Ai është përfshirë në operacion për të shpëtuar pikërisht nënën e tij fati i së cilës ende nuk bëhet e ditur pasi ndodhet nën gërmadhat e banesës.
Operacioni po vijon për shpëtimin e të gjithë njerëzve që ndodhen nën rrënoja./CNA.al





Lajmet e fundit nga