web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manastirliu bën bilancin/ Mbi 600 të lënduar nga tërmeti

26 Nëntor 2019, 13:04, Sociale CNA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë informacione në lidhje me personat që kanë marrë lëndime fizike për shkak të lëkundjeve të tërmetit.

Në një prononcim  për mediat nga spitali i Traumës, Manastirliu konfirmoi se deri tani janë mbi 600 të lënduar.

Në Spitalin e Traumës, ministrja tha se ka 35 persona të lënduar, 9 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, në Durrës ajo theksoi se gjendja është më e stabilizuar. Sipas Manastirliut, në spitalin e Durrësit ndodhen 25 të lënduar. Ndërkohë, rreth 41 persona janë nxjerrë gjallë nga rrënojat.

Por, fatkeqësisht konfirmohet se 16 persona kanë humbur jetën nga tërmeti.





Lajmet e fundit nga