web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia në familjen Lala/ Humbin jetën nënë e bir, vijojnë momentet e tmerrit nën rrënoja të pjestarëve të tjerë

26 Nëntor 2019, 13:25, Sociale CNA

Familja Lala në Kënetë të Durrësit ka përjetur një tragjedi të madhe pas tërmetit si pasojë të cilit kanë humbur jetën nënë e bir.

Sadete Lala,  nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë është nxjerrë e pajetë.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja është 17 vjeç.

Griselda Lala, motra e Ramës, 15 vjeç ende e e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër femijëve, e zhdukur.
Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.
Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Sipas News 24, jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra ndërkohë që ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.

Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur drejt vendngjarjes.





Lajmet e fundit nga